2.3k 0

Dhoma e Gjumit Duhet t’ju Përshatet me Personalitetin – Zbuloni Këshillat e Duhura

Në përgjithësi, koha e një njeriu ndahet mes zyrës, mjetit të transportit, ambienteve të jashtme dhe shtëpisë.

Dhoma e gjumit është ambienti më i rëndësishëm sa i përket rimëkëmbjes fizike dhe shpirtërore nga stresi i ditës.

Ajo, sipas ekspertëve, duhet të jetë mobiluar në mënyrë të atillë që t’i përshtatet personalitetit tuaj.

Një Dhomë Gjumi Me Personalitet

Dhoma e gjumit, si edhe çdo hapësirë tjetër duhet të jetë e përshtatshme dhe të projektojë jo vetëm personalitetin e njeriut, por edhe të krijojë kufizime në hapësirë.

Dhoma e gjumit nuk është vetëm për gjumë, por ajo duhet të jetë një strehë e ngrohtë shpirtërore që reflekton shijet dhe personalitetin tuaj.

Njihni Veten Pastaj Mobiloni Dhomën

Hapi i parë drejt krijimit të një oazi të tillë është që të njihni veten dhe ato që ju pëlqejnë dhe mbi të gjitha frymëzojnë.

Hapi  i dytë është që t’i përmbaheni konceptit minimalist të dekorimit.  Dhoma juaj e gjumit nuk duhet të ketë shumë sende, mobilje dhe tapiceri të panevojshme.

Sa më pak orendi të ketë dhoma e gjumit aq më e madhe do të jetë në sytë tuaj duke ju dhënë kështu hapësirën që ju nevojitet.

Ngjyrat Sipas Personalitetit 

Zgjidhni ngjyra të çelëta dhe perde të bardha për t’i dhënë dhomës hapësirë dhe dritë.

Ngjyrat janë një reflektim shumë i mirë i personalitetit të njeriut dhe ngjyra që do të zgjidhni për lyerjen e dhomës së gjumit do të tregojë shumë për ju.

Ngjyrat më të përshtatshme për dhomën tuaj të gjumit janë:

Bluja e cila përçon qetësi dhe besnikëri

E verdha përçon lumturi, kreativitet dhe produktivitet

Roza përcjell shëndet, dashuri dhe ngrohtësi.

Dritaret e Hapura 

Sa i përket dritares, ajo duhet të jetë larg shtratit në mënyrë që të shmangni zhurmat.

Perdet nga ana tjetër duhet të qëndrojnë të hapura gjatë ditës në mënyrë që dhoma e gjumit të ketë ndriçim dhe mbi të gjitha energji. /AgroWeb.org