Dollapi i rrobave është zgjidhja e njëkohësisht mankthi i shumë problemeve të përditshme.
Ndonjëherë duhet sikur nuk nuk mjafton kurrë e në të tjera raste sikur ju zë shumë vend në dhomë.
Megjithatë pavarsisht formës apo sasisë së sendeve që keni mbledhur në të, është me rëndësi të dini disa mënyra se si mund ta shfrytëzoni më mirë.
Për një organizim perfekt të dhomës tuaj të gjumit e sidomos dollapit, AgroWeb.org ju jep disa këshilla si mëposhtë.
Blini një varëse rrobash
Nuk po flasim për varëset e vogla të rrobave ku varni xhaketat apo këmishat.
Nëse hapësira j’ua lejon ju këshillojm ëtë blini një varëse të hapur rrobash si ato që shihni të ekspozuara në dyqane.
Këto stenda janë një nga mënyrat më të mira të organizimit në përditshmëri.
Aty mund të vendosni xhaketat që vishni më shpesh, këmishat apo pantallonat që ju duhet t’i gjeni shpejt.
Në këtë mënyrë nuk do të keni as grumbuj të mëdhenj rrobash të palosura në dollapin tuaj.
Organizohuni me kuti dhe rafte
Tani foksuohuni brenda dollapit tuaj dhe poshtë hapsësirës ku varni zakonisht rrobat, vendosni ndonjë raft tjetër ku mund të mbani çantat, kapelet apo të tjera sende të vogla.
Këtë hapësirë që zakonisht mbetet e pashfrytëzuar, mund ta përdorni edh epër ta mbushur me kuti në të cilat vendosni sende që nuk i përdorni shpesh.
Vareset e duhura të rrobave
Një mënyrë për të kursyer hapësirë është zgjedhja e varseve të duhura.
Mundohuni që ato të mos jenë shumë të mëdha dhe uniform më njëra tjetrën.
Në këtë mënyrë do të qëndrojnë drejtë në dollapin tuaj dhe do të jeni më të lehta për t’u levizur.
Sistemim sipas stinëve
Një nga mënyrat më të zgjuara të mirëmbajtjes së dollapit është sistemimi i rrobave sipas tinëve.
Me siguri edhe ju e ndiqni këtë rregull dhe është një nga më të mirët.
Mbani veç rrobat e dimrit nga ato të verës dhe ndryshojini vendet për më shumë komoditet sipas stinëve.
Kujdes me materialet dhe ngjyrat
Ndarja sipas ngjyrave dhe materialeve është një tjetër hile e mirë që mund të përdorni për sistemimin e dollapit tuaj.
Përshmbull xhinset mblidhini në një vend, tutat dhe streçët në një tjetër e po kështu me bluzet e leshta, të pambukur e material të tjera.
Ngjyrat po ashtu ju kursejnë shumë kohë në përzgjedhjen e veshjes gjatë një dite si dhe e bëjnë organizmin e dollapit më të qartë.
Ndajini rrobat në të bardha, të zeza dhe ato me ngjyra për ta bërë gjithçka më të qartë e të lehtë.
Palosja dhe sistemimi
Dihet që një dollap i rregullt kërkon një sistemim rrobash perfekt, palosja e mirë ju kursen shumë vend.
Përshembull për rrobat që kanë volum si pantallonat apo rrobat e leshit, mundohuni që t’i presoni sa të mundeni me njëra tjetrën.
Të tjera materiale të pambukta që mund të jenë ndërresat, vendosini të gjithë në një syrtar të veçantë.
Atom und t’i rretulloni rreth vetes duke formuar cilindra të vegjël dhe ti fusni në kuti të vogla që përdoren për të ndarë hapësirat.
Në këtë mënyrë do të kurseni më shumë hapësirë, kohë dhe mund sa herë që të bëheni gati./AgroWeb.org