2.7k 0

Pastrimi i Kuzhinës – Gjërat që Mund të Hiqni nga Dollapët pa u Menduar dy Herë

Është normale që me kalimin e kohës dollapët e kuzhinës të mbushen me artikuj që i përdorni rrallë.

Duke filluar nga enët enët plastike që qëndrojnë me vite e vite në dollapët e kuzhinës tuaj, e deri tek sendet më të vogla që zënë kot së koti hapësirë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga sendet të cilat mund t’i  hidhni që tani me qëllim që të krijoni më tepër hapësirë nëpër raftet e kuzhinës tuaj.

Gotat shtesë

Gotat në formën e filxhanëve të mëdhenj, mund të monopolizojnë shpejt hapësirën e rafteve tuaja. Filloni duke hequr të gjitha ato që nuk i përdorni më duke ruajtur vetëm ato që përdorni më shpesh dhe duke dhuruar pjesën tjetër. Ose merrni parasysh të instaloni grepa për filxhanë nën rafte. Ky dizajn liron hapësirën.

Enë plastike të papërdorshme

Hiqni të gjitha enët plastike të ushqimit nga dollapi, duke i përshtatur kapakët dhe bazat.

Enët plastike që iu ka humbur kapaku, ose kapakët e panevojshëm shpesh zënë hapësirën e nevojshme. Hidhni ato që nuk iu vlejnë më, ose ato që janë konsumuar së tepërmi.

Gota dhe enët e krisura

Ndoshta iu ka mbetur ndonjë filxhan çaji me një dorezë të thyer që keni dashur t’a ngjisni. Tani është koha për t’i hedhur këto enë potencialisht të rrezikshme, që do të thjeshtojë procesin e organizimit të enëve të tjera.

Erëzat e skaduara

Nës erëzat kanë qëndruar për vite e vite me rradhë, ato ndoshta kanë skaduar. Por mos u shqetësoni, ato nuk do t’ju sëmurin, por vetëm sa kanë humbur shijen e tyre. Prandaj është koha të flakni tutja ato që nuk i përdorni dhe t’i zëvendësoni me të reja.

Mjete të dyfishta

Me siguri që nuk ken nevojë të keni dy spatula, apo dy grirëse hudhrash ose dy tremometra gatimi. Zgjidhni të preferuarin tuaj dhe lironi hapësirën në dollapët e kuzhinës tuaj.

Tavat e dëmtuara

Këtu bëhet fjalë për tavat apo tiganët e veshur, të cilët nuk ngjisin. Kur shtresa që vesh këto enë gërvishtet, apo dëmtohet, është koha që t’i zëvendosni me të rinj. E kjo pasi mund të pëbëjnë rrezik për shëndetin tuaj sepse gjatë gatimit këto enë të dëmtuara mund të lëshojnë kimkate të dëmshme.

Librat e gatimit që nuk i përdorni

Hiqni ato që keni vite që nuk i lexoni më. Dhe nëse kanë ndonë recetë interesante mjafton t’i bëni një fotografi me cellular në mënyrë që ta ruani.

Peshqirët e kuzhinës

Peshqirët e kuzhinës me njolla të mëdha, të grisura ose të dëmutara, mund të përdoren për funksione të tjera.

Dërrasat prerëse që janë të dëmtuara

Bakteret mund të futen në të gjitha ato gërvishtje dhe më pas të futen edhe në ushqimin tuaj. Për sigurinë tuaj, ndërrojini dërrasat prerëse kur shihni që ato janë dëmtuar.

Hidhni çdo gjë të skaduar

Kontrolloni raftet për kanaçe apo ushqime të mbetuar prej kohësh, të cilat me siguri do të kenë skaduar.

Kavanozët e tepërt

Në vend që ti ruani nëpër rafte, ripërdorini ato diku tjetër ose hidhini. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.