Ndjesia e parë që përjeton si vizitor në showroom-et ku ekspozohen sixhadet Pierre Cardin është se ti kurrë nuk do të doje të shkelje mbi këto vepra arti.
Mund të rrish t’i sodisësh me orë të tëra, t’u admirosh ngjyrat dhe punimin e imët të detajeve, t’i prekësh për të ndjerë mëndafshin në mollëzat e gishtave, por të shkelësh mbi to, të duket sakrilegj. Të paktën deri në momentin kur mëson për mënyrën e realizimit të tyre, materialet, “kontratën” që ato kanë me pavdekësinë.
Si prodhohen sixhadet Pierre Cardin
Me një përkujdesje të veçantë, që kërkon orë të panunërta punë artizanale me përpikmërinë e një kirurgu, këto sixhade, janë të thurrura edhe me materialet më të mira që mund të ekzistojnë, mëndafshin e leshin natyral.
Kjo përkthehet në sixhade më të bukura dhe po ashtu kjo është edhe garancia për jetëgjatësinë e këtyre kryeveprave të artit.
Ju mund të hyni në një ekspozitë ku gjenden sixhadet Pierre Cardin dhe të dalloni menjëherë shkëlqimin e tyre si dhe ndëthurjen më të përsosur të ngjyrave.
Ajo që duhet të dini është fakti se procesi i ngjyrosjes është ndër më të bukurit.
Për ngjyrosjen e fijes së mëndafshit, artistët e Pierre Cardin përdorin metodat më natyrale, duke ua marrë bimëve dhe luleve ngjyrat që do të gjallojnë sixhadet.
Hereke dhe Royal, Sixhadet e Perandorëve
Dikur privilegj i aristokracisë, sot këto copa arti mund të blihen nga kushdo dhe t’i japin ambienteve tuaja, hijeshine e një salloni mbretëror.
Të kesh një sixhade Hereke apo Royal, është njēsoj si të kesh një vepër unike të ngjashme me pikturat, apo afresket e lashtë.
Sixhadet Hereke mbajnë emrin e provincës ku janë prodhuar për herë të parë, provincë e Anadollit historik, Turqisë së sotme. Çdo njëra prej tyre përmban mesatarisht rreth 850.000 nyje për m2 ku mëndafshi i pastër përqafon nyje pas nyjesh leshin natyral.
Realizimi i një Hereke kërkon mesatarisht 1530 orë pune, ose 191 ditë pune të zakonshme. Sichadet Hereke i dalloni lehtesisht për dizajnin e tyre me lule dhe detajeve floreale, apo formave të harkuara.
E duke ngjitur shkallët në hierarkinë e sixhadeve, në majë të tyre gjejme sixhadet Rojal, për të cilat gjithshtu flet vetë emri i tyre. Fati i këtyre veprave të artit ka qënë gjithmonë i lidhur ngushtë me atë të familjeve mbretërore. Royal Ipek është një sixhade në stilin mbretëror iranian.
Fija e pastër e mëndafshit mbi mëndafsh, lidhet në 2 milion nyje hera-herës që i dhurojnë kësaj lloj sixhadeje përjetësinë. Nëse kjo do të ishte zgjedhja juaj, mund ta konsideroni banesën tuaj një muze të vogël që mbart një vepër të rrallë arti.
Për çdo sixhade të tillë përdoren 30 deri në 80 tonalitete ngjyrash, me metodat artizanale të sipërpërmendura. E në fund, ashtu siç një piktor lë firmën e tij në një vepër arti, secila sixhade, mbart emrin e artistit të saj.
Duke dalë nga një showroom Pierre Cardin, ndjesia që do t’ju pushtojë ndërsa largoheni ngadalë është se cilado qoftë zgjedhja juaj, Herek apo Royal, ato janë rruga ku tashmë do të donit të shkelnit, të shkujdesur, për të marrë sado pak nga bukuria e jetëgjatësia e sixhadeve Pierre Cardin./AgroWeb.org