Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima.

Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore. Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët.

Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.

Kundër mikrobeve dhe baktereve. Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret. Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

Vlerat Shëndetësore të Çajit të Rozmarinës

Forcon trurin

Çaji i rozmarinës përmirëson qarkullimin në tru dhe performancën e tij. Ai përmban një ushqyes të quajtur acidi karnosik që është një antioksidant i fuqishëm që mbron neuronet nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kundër aromës së rëndë të gojës

Nëse vuani nga aroma e rënde e gojës edhe pasi e keni larë atë, atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine. Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thuajini erës së keqe lamtumirë.

Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes.

Probleme Shëndetësore

Çaji i rozmarinës është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga problemet respiratore. Ai ndihmon kundër bllokimeve të ndryshme, infeksioneve, të ftohtit, virozave dhe alergjive.

Çaji ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës që shoqërojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Çaji i rozmarinës përdoret edhe për problemet me mëlçinë. Ekstraktet e bimës në veçanti janë shumë të dobishëm kundër këtyre problemeve.

Si ta përgatisni çajin e rozmarinës

Përgatitja e këtij çaji është shumë e lehtë. Përbërësit e nevojshëm janë:
1 filxhan me qumësht
Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë
Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës në katër pjesë, tre prej të cilave hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë. Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Kujdes. Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.

Ky çaj mund të mos jetë i mirë për femrat shtatzënë dhe ata që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsultohen me një mjek./AgroWeb.org