Çfarë Mund të Bëni me Mishin e Mbetur të Gjelit të Detit

1.6k 0

Darka e Vitit të Ri është gjithmonë e bollshme për të ushqyer një familje për të paktën 2-3 ditë.

Ushqime si mishi i gjelit të detit, sallata ruse, qoftet, pilafi apo përsheshi mbeten gjithmonë dhe mund të konsumohen pa problem në ditët e para të vitit të ri.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të frymëzoheni për të gatuar një supë të shijshme me mishin e mbetur të gjelit të detit.

Supë Me Mishin e Gjelit të Detit dhe Patate të Ëmbla

Mishi i gjelit të detit kombinohet shumë mirë me patatet e ëmbla, perimet, proshutën dhe kërpudhat.

Me të gjithë këto përbërës mund të bëni një supë shumë të shijshme që do të përmirësojë tretjen.

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji patate të ëmbla të qëruara e të prerë në kubikë të vegjël.
  • 1 filxhan çaji selino të grirë hollë
  • 1 filxhan çaji qepë
  • 2 filxhanë çaji lëng i mishit të pulës ose gjelit të detit
  • Çerek luge çaji trumzë të thatë
  • 1 filxhan e gjysmë me perime të ndryshme të ngrira (bizele, karrota etj)
  • 4 feta proshute të hollë të prerë në copa.
  • 2 filxhanë çaji copa të mishit të gjelit të detit.
  • Krem pana
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Hidhini patatet e ëmbla, selinonë, qepën dhe lëngun e mishit në një tenxhere të madhe.  Lërini të ziejnë në temperaturë të lartë për 20 minuta.

Më pas hidhni perimet e ngrira dhe lërini të ziejnë për 5-10 minuta të tjera.

Në fund shtoni proshutën, mishin e gjelit dhe lërini të ziejnë për pesë minuta të tjera.

Shtoni kripën, piperin dhe kremin pana.

Ndërkohë që hidhni kremin pana përziejeni supën me lugë druri për të siguruar një tretje dhe shpërndarje maksimale të saj.

Lëreni supën të marrë një valë dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Supën mund ta servirni të ngrohtë, duke e shoqëruar me bukë të thekur misri dhe sallatë jeshile./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.