Makarona me fasule dhe midhje – Receta unike e pjatës Napoletane

887 0

Makaronat me fasule dhe midhje janë një pjatë e parë e pasur në vlera ushqyese dhe e shijshme, tipike për kuzhinën mesdhetare dhe në veçanti atë të Napolit.

Një pjatë perfekte për stinën e dimrit, që mund të shërbehet gjatë një dreke familjare apo në rast feste.

Lehtë më përgatitje dhe e veçantë në shije. AgroWeb.org ju fton të mësoni si t’i përgatisni makaronat me fasule dhe midhje, duke ndjekur recetën hap pas hapi.

Përbërësit

120 g makarona tub

200 g salcë domateje

200 g fasule

500 g midhje të pastruara

Hudhra

2 thelpinj hurdha

1 tufë majdanoz

Vaj ulliri për shije

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Mblidhni fasulet në një enë, mbulojini me ujë të ftohtë dhe lërini të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

Pas kësaj shpëlajini, kalojini në një tenxhere dhe ziejini derisa të zbuten. Pasi të jenë gatuar, kullojini dhe lërini mënjanë.

Vendosini midhjet në një enë të mbushur me ujë të kripur për të paktën një orë. Në këtë mënyrë do të eliminoni të gjitha papastërtitë.

Shpëlajini mirë dhe kuardisini në një tigan me një thelpi hudhër dhe pak vaj ulliri.

Mbulojini dhe gatuajini në zjarr të fortë për rreth dhjetë minuta.

Kur lëvozhgat të hapen, hiqini nga zjarri, qëroni midhjet dhe lërini mënjanë duke mbajtur ujin e gatimit.

Tani prisni imët majdanozin dhe një pjesë të tij kaurdiseni së bashku me një thelpi hudhër, në një tenxhere me pak vaj.

Hidhni në tenxhere salcën dhe gatuajeni për rreth dhjetë minuta.

Më pas shtoni edhe fasulet e ziera, majdanozin e mbetur dhe hidhni ujin e midhjeve. Shtoni kripë për t’i dhënë shije.

Vendosni kapakun dhe gatuajeni për rreth 15 minuta.

Pas kësaj kohe shtoni midhjet dhe makaronat të cilat nuk duhet të jenë shumë të ziera..

Lëreni përzierjen të vlojë, duke shtuar gradualisht një gotë ujië të nxehtë.  

Në fund duhet të përftoni një konsistencë kremoze, por jo të lëngshme.

Trazojni përbërësit vazhdimisht, duke shtypur lehtë fasulet.

Kur të jenë gati, shërbejeni makaronat me fasule dhe midhje, duke i spërkatur me piper. /AgroWeb.org