Pasojat e Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri

1.5k 0

Në morinë e studimeve mbi rritjen e nivelit të detit, shkencëtarët kanë parashikuar që rritja do të shkojë 3-6 metra në të gjithë botën deri në vitin 2100.

Raportet nuk tregojnë me ekzaktësi se kur uji do të nisë të përmbysë qytetet, por emetimi aktual i gazeve serrë do ta nisë procesin e fundosjes në vitin 2200. Pra në pesë apo gjashtë breza, Shqipëria do të përballet me një det që do të rritet në një metër.

Dhe nëse nuk e keni krijuar akoma idenë se çfarë impakti do të ketë rritja e detit në zonat bregdetare, mbahuni fort kur të shihni se si Kune Vain, Patok, Durrës dhe Narta në Vlorë të zhyten totalisht nën ujë. Siç dhe tregohet në hartë, sipërfaqe të tëra të këtyre zonave duke përfshirë zona të banuara dhe tokë bujqësore do të përmbyten. Sa më i lartë të jetë konsumi aktual dhe i ardhshëm i naftës, qymyrit e gazit, aq më shpejt sipërfaqet do të mbulohen nga deti.

Por edhe nëse ne sot do të ndalonim së djeguri këto lëndë, ndotja me karbon që është aktualisht në atmosferë është mjaftueshëm e lartë që të krijojë një efekt në vitet e ardhshme. Plazhet në zonat e prekura nga rrëshqitjes e tokës (ato të Shëngjinit, Kune-Vain, Tale, Patok, Ishëm), dhe një numër të konsiderueshëm fushash (të përftuara në fund të viteve 1950’ dhe në fillim të 1960’) do të përfshihen nga përmbytjet.

Këto përmbytje do të gjejnë rrugën e tyre në segmente të rëndësishme të rrugëve lokale dhe kombëtare (duke përfshirë një pjesë të rrugës së re Fushë Krujë-Lezhë që kalon nëpër ish-Kënetën në Laç). Burime të furnizimit me ujë të pijshëm (të vendosura në Lezhë dhe Laç), si dhe shumë akomodime dhe struktura turistike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të ndërtohen përgjatë këtyre plazheve.

Gjithashtu, përmbytjet do të ndikojnë pjesërisht në plazhet që ndodhen në territoret që ndodhen më në lartësi (ato të Durrësit, Golemit, Divjakë, Himarë, Borshit, etj), plus infrastrukturës së turizmit në ato zona./AgroWeb.org/ 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.