Përfitimet E Përgatitjes Së Bukës Në Shtëpi

1.4k 0

Me gjithë larminë e ofertave që gjejmë sot në treg, njëzëri mund të biem dakord që buka e bërë në shtëpi është më e shëndetshme dhe ju kursen më shumë para.

Dhe mbi të gjitha, ku ka më mirë se sa një bukë e ngrohtë, e bërë nga duart tuaja.

Ekzistojnë qindra receta buke me të cilat nuk do të ngopeni kurrë dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me përfitimet e përgatitjes së bukës në shtëpi dhe çfarë ju nevojitet për këtë.

A kushton më lirë përgatitja e bukës në shtëpi?

Buka e bërë në shtëpi zakonisht ka këto përbërës: miell, kripë, ujë, maja dhe vaj.

Kjo do të thotë, që shumica e përbërësve që ju nevojiten gjenden në kuzhinën tuaj, me përjashtim të majasë dhe miellit.

Të dy këto përbërës gjenden lehtësisht në markete dhe kostoja e tyre në raport me sasinë që përftoni, është e kënaqshme.

A është më e shëndeshtshme?

Kur bëni e vetë bukën, ju keni më shumë kontroll mbi përbërësit dhe cilësinë e tyre.

Buka e blerë në dyqan, përmban shtesa produktesh nga më të ndryshmet dhe ju shpesh herë nuk jeni në dijeni të asaj çfarë po konsumoni.

Dhe për më tepër, buka që blini në dyqan mund të jetë e freskët, por disa lloje të caktuara përmbajnë konservantë për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre.

Si të përgatisni një bukë plot shije?

Frutat dhe erëzat e freskëta mund ta transformojnë shijen e bukës tuaj.

Gjithashtu, mjalti është një nga zëvendësuesit më të shëndetshëm të sheqerit, të cilin mund ta shtoni në bukën tuaj.

Nëse dëshironi një kore më të fortë, provoni të shtoni miell misri.

Cilat paisje ju nevojiten për të bërë bukë shtëpie?

Fatmirësisht, nuk ju duhen shumë mjete për të bërë bukë në shtëpi sepse ju mund ta përgatisni atë me duar.

Megjithatë AgroWeb.org ju rekomandon të përdorni një mikser për të përzier përbërësit dhe madje edhe për të përgatitur brumin.

A ia vlen ta përgatisësh vetë bukën tënde?

Sigurisht që po! Ky jo vetëm që është një proces i thjeshtë, por është një investim për shëndetin tuaj, i cili njëkohësisht ju fal shumë kënaqësi.

Nëse po kërkoni të ushqeheni shëndetshëm atëhere përvishni mëngët, vendosni pak munzikë në sfond dhe futjuni punës./AgroWeb.org