Petulla të Mbushura me Krem – Receta e Shpejtë me Shije Fantastike

2.6k 0

Petullat janë perfekte në çdo mënyrë të përgatitjes së tyre.

Për fat të mirë ekzistojnë kaq shumë lloje të ndryshme petullash sa çdo ditë mund të provoni diçka të re.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni petullat e mbushura me krem. Një ëmbëlsirë kaq delikate e cila pasuron tavolinën e çdo familjeje me një shije unike.

Përbërësit për petullat

  • 500 gr miell gruri
  • 2 kokrra vezë të freskëta
  • 1 gotë e gjysmë kos
  • Dy lugë kafeje me sodë
  • Kripë

Përbërësit E Kremit Të Pastiçerisë

(Përbërësit më poshtë janë për 700 gr krem)

  • 4 të verdha vezësh
  • 45 gr niseshte misri
  • 1 paketë me vanilje
  • 140 gr sheqer
  • 500 ml qumësht

Përgatitja

Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën dhe kripën.

Krijojmë një gropëz të vogël në mes dhe aty shtojmë dy vezët dhe kosin.

I përziejmë të gjithë përbërësit dhe punojmë brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.

Pasi brumi është gati, AgroWeb.org ju sugjeron ta lini të pushojë përreth një orë.

Më pas, brumin e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe secilën prej pjesëve e hapim në një petë me trashësi rreth 1 centimetër.

Petën e presim në katrore, rrethore ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.

Vendosim tiganin në zjarr dhe hedhim vajin, pasi ky i fundit të jetë ngrohur nisim skuqjen e petullave.

Kremi i Pastiçerisë

Ndërkohë filloni përgatitjet e kremit të pastiçerisë.

AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të hidhni miellin, sheqerin dhe kripën, pasi t’i keni trazuar, shtoni një nga një vezët. Kujdes që gjithmonë të jeni duke i përzierë me telin e kuzhinës që të mos krijohen kokrriza.

Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin, vaniljen dhe ajkën e qumështit për t’u ngrohur, por mos e lejoni që të vlojë kështu vezët nuk do t’ju priten.

Hidhni pak qumësht në tasin me vezët sheqerin dhe miellin, në mënyrë që temperatura të ekuilibrohet, dhe më pas kalojeni të gjithë masën në tenxhere.

Mos harroni që ta përzieni gjatë gjithë kohës derisa masa të fillojë të trashet dhe të formojë kremin.

Kremin kalojeni në një tas dhe mbulojeni me qese kuzhine, në sipërfaqen e tij nuk do të krijohet kore.

Hiqeni nga tenxherja dhe kalojeni në një tas, kështu do të ftohet më shpejt.

Tani ju mbetet vetëm të mbushni petullat me kremin e përgatitur. Mjafton që të përdorni qesen e pastiçerisë, ose dhe një qese normale.

Kaloni kremin e ftohur dhe mund të prisni me gërshere cepin e qeses dhe të keni krijuar kështu qesen e pastiçerisë.

Merrni petullat dhe me thikë çponi një vrimë nga ku të shtoni kremin.

Kështu vazhdoni derisa të keni mbushur që të gjitha petullat.

Në fund nëse dëshironi mund t’i spërkasni petullat me pak sheqer pluhur./Agroweb.org