Receta E Veçantë E Picës Me Lulet E Kungulleshkave

559 0

Pica e shtëpisë është një vak i shpejtë, i shijshëm dhe mënyra më e mirë për të mbledhur familjen rreth tryezës.

Nëse po kërkoni një picë të shpejtë, vegjetariane, të shëndetshme por mbi të gjitha një që ka përbërës krejtësisht të veçantë, AgroWeb.org ju tregon sot një recetë speciale.

Pica e sotme me kungulleshka dhe lulet e tyre, është një recetë që mund ta përgatisni çdo ditë dhe ta shijoni në çdo vakt, por mbi të gjitha ajo përgatitet lehtë.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes dhe provoni ta përgatisni edhe ju në shtëpi.

Përbërësit:

250 gram miell

400 ml ujë

kripë

500 gr lule kungulleshka

1 kungull i njomë

vaj për shije

Përgatitja:

Fillimisht pastroni lulet e kungulleshkave dhe lërini mënjanë.

Më pas prisni hollë në feta një kungulleshkë.

Në një enë bashkoni miellin, ujin dhe kripën derisa masa të jetë e butë dhe e njëtrajtshme.

Lyeni me vaj një tavë pjekjeje dhe brenda saj vendosni një e nga një lulet e kungujve duke i kaluar fillimisht në masën që formuat.

Veproni në të njëjtën mënyrë edhe me fetat e prera të kunkulleshkës.

Spërkatini me vaj sipër dhe piqini ne 200 gradë për 20 minuta.

Pica juaj me lule kungulleshkash është gati për tu shijuar./AgroWeb.org