Ushqimet Surprizuese Që Përmbajë Sheqer Të Shtuar

497 0

Nëse po kontrolloni sasinë e sheqerit që merrni, biskotat, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbësuara shpesh janë të parat që hiqen nga regjimi ushqimor.

Por ndonjëherë edhe për ushqimet që duket se nuk përmbajnë sheqer rezulton e kundërta.

Duke ju bërë kështu të pavetëdijshëm për sasinë e sheqerit që merrni dhe duke ju prishur llogaritë.

AgroWeb.org ju sugjeron t’i hidhni një sy kësaj liste befasuese të ushqimeve që përmbajnë sheqer të shtuar.

Kosi me fruta

Edhe pse kosi ka shumë vlera ushqyese për organizmin ai përmban sheqerna natyrale që quhen laktozë.

Shumica e varieteteve me fruta që shiten nëpër markete, përmbajnë plot sheqerna të shtuara.

Për të mbajtur nën kontroll sheqerin, AgroWeb.org ju sugjeron të zgjidhni kosin që përmban rreth 10 gram ose më pak sheqer të shtuar.

Për një variant më të shëndetshëm, blini kos të zakonshëm dhe hidhni në të frutat e preferuara për ta ëmbëlsuar në mënyrë natyrale.

Dhe nëse shtoni një ëmbëlsues si mjalti, do të jetë shumë më pak se ajo që prodhuesit shtojnë.

Ketchup

Vetëm një lugë gjelle ketchup mund të përmbajë rreth një lugë çaji me sheqer të shtuar.

Alternativa më e mirë është të zgjidhni një ketchup që nuk përmban sheqer.

Por mund të zgjidhni atë lloj që liston ëmbëltuesin drejt fundit të listës së përbërësve sepse përbërësit e ushqimit renditen sipas bollëkut të tyre.

Qumështi me bazë bimore

Shpesh këto lloje qumështi përmbajnë një lloj ëmbëlsuesi edhe kur në etiketë shkruhet e kundërta.

Nëse dëshironi të shmangni sheqerin e shtuar ju mund të zgjidhni një variant që shkruan “i pa ëmbëlsuar”.

Uji me vitamina

Vetëm në një shishe 550ml me ujë me vitamina, ka rreth 27 gram sheqerna të shtuar, ose gati 7 lugë çaji.

Nëse dëshironi që uji të ketë më tepër shije, AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni ujë të gazuar ose ta pasuroni vetë me copa frutash ose lëng agrumesh.

Gjalpi i kikirikut

Për fat të keq, disa lloje të gjalpit të kikirikut madje edhe ato që pretendohen që janë natyrale, janë një burim i sheqernave të shtuara.

Për t’i shmangur ato, kërkoni për gjalp kikiriku ku përbërësit janë kikirikët dhe ndoshta pak kripë.

Tërshëra e paketuar

Tërshëra është ndër zgjedhjet e duhura për një mëngjes të pasur me vlera ushqyese.

Mirëpo shumë varietete që shiten të paketuara, kanë shumë më tepër sheqerna të shtuar sesa mendoni.

Për shembull, një pako me tërshërë me mollë dhe kanellë përmban rreth 8 gram sheqer të shtuar, që është plot dy lugë çaji sheqer.

Ngjashëm me kosin, krahasoni markat dhe blini atë me sasinë më të vogël të sheqerit.

Ose më mirë akoma, zgjidhni pakot e thjeshta me tërshërë./AgroWeb.org