5 Ushqime Të Shëndetshme Për Fëmijët Që Merren Me Çiklizëm

465 0

Çiklizmi është një aktivitet i cili sjell për fëmijën tuaj vetëm përfitime pozitive shëndetësore.

Kjo është një arsye shumë e mirë që ju ta inkurajoni fëmijën tuaj të merret me çiklizëm.

Duke qenë se është një aktivitet intensiv, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.

Ushqimet e duhura do t’i sigurojnë energjinë e nevojshme fëmijës tuaj gjatë këtij aktiviteti.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 ushqimet më të shëndetshme për më shumë energji.

Qumështi me çokollatë

Edhe pse qumështi me çokollatë mund të mos duket si një pije e përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stërvitjes, ekspertët e shëndetit pohojnë të kundërtën.

Duke qenë se është një pije që preferohet shumë nga fëmijët, nuk do të jetë e vështirë që ata ta konsumojnë.

Gjithashtu kjo është një pije që tretet lehtë dhe nivelet e energjisë do të rriten shpejt.

 Vaji i kokosit

Vaji i kokosit ka aftësinë të tretet shumë shpejt, duke u shëndrruar në energji. Kjo gjë mund të rrisë shpejt performancën e fëmijës tuaj, gjatë këtij aktiviteti.

Krahas kësaj ai është i dendur në kalori dhe mikroelementë si për shembull vitaminë C, zink dhe elektrolite.

Gaforret

Gaforret janë një burim i shkëlqyer i proteinave, acideve yndyrore, omega 3-shit, selenit, bakrit dhe zinkut.

Të gjithë këto përbërës mund të ndihmojnë në performacën e një fëmije që merret me çiklizëm.

Përveç kësaj, ato kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe ndihmojnë duke forcuar imunitetin.

Farat e kërpit

Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor kanë treguar që farat e kërpit janë të dobishme për fëmijët dhe nuk shkaktojnë efekte anësore negative.

Farat e kërpit janë të pasura me magnez dhe hekur. Ato janë gjithashtu përgjegjës për transportimin e oksigjenit brenda trupit.

Kur i vogli juaj merret me çiklizëm, transporti i shpejtë i oksigjenit në trup është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Prandaj sugjerohet t’i shtoni ato në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj.

Selinoja

Kur fëmija juaj konsumon selino, nitrati inorganik shndërrohet në oksid nitrik.

Si rezultat, një sërë procesesh biologjike ndodhin në trup, që mund të jenë të dobishme për një çiklist.

Në fakt, selinoja mund të përshpejtojë ritmin e shpërndarjes së oksigjenit në muskuj.

Kjo mund të ndihmojë në rritjen e energjisë dhe performancës duke dhënë maksimumin.

Përfundimi

Siç mund ta shihni, këto janë disa prej ushqimeve më të mira që mund t’i jepni fëmijës tuaj që merret me çiklizëm.

Pasi këto ushqime janë në gjendje të plotësojnë kërkesat specifike të trupit.  Gjithashtu ju do të jeni në gjendje të rrisni interesin që fëmija juaj ka për këtë sport./AgroWeb.org