6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka

1k 0

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë mund t’ju lë me ndjesi të këqija për ditë të tëra.

Një studim amerikan i postuar në Business Insider, është munduar të zbuloi çfarë na shtyn drejt konfliktit edhe kur e dimë që në fund do të na mërzisë.

Këto janë 6 gjetje të botës së psikologjisë që ofrojnë disa përgjigje më pak të hasura rreth arsyes që na shtyn drejt konfrontimeve të forta.

Ju keni shumë pushtet, por ju mungon respekti

Një nga mënyrat se si studiuesit i shohin konfliktet ndër-personale është duke analizuar situatat që i krijuan ato fillimisht.

Dhjetëra studime kanë zbuluar se në vendin e punës njerëzit të cilëve u jepet shumë pushtet por që kanë status të ulët social, kanë tendencën të përfshihen në një numër të lartë konfliktesh. Vendosini të punojnë me dikë tjetër dhe një ‘cikël vicioz’ me ofendime dhe komente tendencioze kanë shumë mundësi të formohen dhe të çojnë në konflikt.

Ju nuk po flini mjaftueshëm

Nëse keni ndjekur ndopak shkencën e gjumit, atëherë e dini se nëse nuk flini mjaftueshëm kjo do të sjellë padyshim efekte negative në përditshmërinë tuaj. Është keq për shëndetin tuaj, për trurin si dhe aftësinë për t’i çuar gjërat deri në fund.

Por gjumi luan një rol të rëndësishëm edhe tek konfliktet, sigurisht, përveç stresit dhe ankthit që e përkeqësojnë konsiderueshëm situatën. Një studim i disa çifteve në një laborator, zbuloi se edhe kur vetëm njëri prej partnerëve nuk flinte mjaftueshëm, kjo shkaktonte situata që e bënin të pamundur zgjidhjen e problemeve, gjë që sigurisht rezultonte në zënka dhe konflikte.

Jeni më racional seç duhet

Çfarë thonë njerëzit në momentin që po debatojnë me dikë i cili nuk dëshiron të bëjë asnjë kompromis?

Bëhu i arsyeshëm. Bëhu racional.

Por me ç’duket, më tepër racionalitet seç duhet ju shtyn më tepër drejt konflikteve.

Studimet sugjerojnë se qeniet humane janë në shkallën e tyre më të arsyeshme në momentin që ata janë të përfshirë në debat, duke zgjedhur pozicionet që janë më të lehta për t’u mbrojtur dhe duke e menduar dhe zgjedhur mirë çdo fjalë që ata thonë. Por i njëjti racionalitet e bën më të vështirë që ata të marrim parasysh këndvështrimet e tjetrit pasi në ato momente, ne i përdorim mendjet tona si armë për ta mposhtur personin tjetër, gjë që shpesh mund të na e zbeh mprehtësinë dhe intuitën ndaj të vërtetës.

Jeni të vetë përfshirë

Të qenit i vetë-përfshirë e rrit probabilitetin që pas konflikteve të ndjeheni keq.

Një studim i 261 studentëve në Universitetin e Tajvanit, ekzaminoi raste kur ata kishin pasur konflikte me prindërit e tyre.

Studiuesit përdorën numrin e rasteve që studentët përdoren fjalën ‘ne’ si një matës që i ndante ata në dy grupe, në grupin që e mendonin veten dhe prindërit e tyre si një njësi e vetme dhe grupin tjetër që e mendonin veten dhe prindërit si dy njësi të ndara. Ata që përdoren fjalën ‘ne’ më shpesh, ishin ndjerë në mënyrë direkte më mirë në fund të konfliktit dhe kishin më tepër mundësi për të arritur në kompromis.

Ju nuk jeni mjaftueshëm ‘shpirtmirë’

Një faktor tejet i rëndësishëm i mënyrës së si i zgjidhim konfliktet është mënyra se si ne ndjehemi pas tyre, që përshinë ndjenjat e empatisë dhe dhembshurisë. Kjo tregon kapacitetin tuaj për të qenë i mirë ndaj vetës – duke marrë parasysh nevojat dhe dëshirat tuaja personale – por edhe ndaj të tjerëve dhe kushteve të tyre.

Njerëzit me vetë-dhembshuri të ulët nënshtrohen më thjesht dhe në moment konfrontimi, arrijnë direkt në “kompromise” duke u bazuar tërësisht në nevojat dhe dëshirat e personit tjetër. Në anën tjetër, njerëzit me vetë-dhembshuri të lartë kanë tendencën të arrijnë në kompromise më të mira dhe ta shohin situatën me më tepër racionalitet dhe më pak ngarkesë emocionale.

Ju nuk jeni autentik

Zënkat ndodhin. Edhe nëse ju do të ndërmerrnit të gjithë hapat paraprak në mënyrë që të gjendeni në harmoni perfekte me nevojat e vetes dhe të të tjerëve rreth jush, gjithsesi jeta do t’ju hasë me njerëz që nuk i ndërmarrin këto hapa dhe ndonjëherë do t’ju duhet të ngulni këmbë tek e juaja.

Mënyra për t’ia dalë në situata të tilla duke mos u ndjerë keq më vonë, është duke qenë vetvetja apo vetja juaj e vërtetë dhe autentike.

Studime të shumta kanë zbuluar se njerëzit të cilët nuk ndjehen sikur po i fshehin ndjenjat dhe besimet e tyre janë më të mbrojtur ndaj emocioneve negative pas një konflikti.

Ata mund ta mbyllin një konflikt pa u ndjerë keq më vonë. Por njerëzit të cilët nuk ndjehen autentik në veprimet e tyre kanë tendencë të bëjnë të kundërtën./Burim: EuroNews