Çaji jeshil njihet si një nga metodat natyrale më efikase për kurimin e akneve she shenjave në fytyrë.
Egzistojnë shumë trajtijme, kremra apo maska bukurie të cilat e përmbajnë çajin jeshil si një nga faktorët kryesorë për mirqënien e lëkurës.
Por nëse po kërkoni të dini nëse ky çaj funksionon vërtetë në kurimin e akneve hidhni një sy në artikullin mëposhtë.
Sa ju ndihmon çaji jeshil?
E vërteta është se çaji jeshil është një antioksidant që ka fuqi t’i qetësojë dhe t’i balancojë aknet apo pucrrat.
Kjo sepse mund të reduktojë sasinë e yndyrës që lëkura prodhon e që do të thotë më pak baktere e për rrjedhojë më pak akne.
Çajin jeshil mund ta përdorni drejtpërdrejtë në lëkurë në formën e kompresave ose në formën e çajit për të larguar inflamacionin.
Mjafton ta konsumoni në moderim një filxhan në ditë pasi ju ndihmon edhe në balancimin e insulinës dhe niveleve të sheqerit në gjak.
Trajtime të tjera për aknet
Për të parandaluar aknet, por edhe për të mirmbajtur në përgjithësi lëkurën tuaj, ndiqni këto trajtime të tjera me çaj jeshil.
Çaj jeshil dhe mjaltë
Përzieni një lugë mjaltë me një lugë çaj jeshil në një enë dhe të gjitha masën vendoseni mbi fytyrë të pastër.
Lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni fytyrës me ujë të freskët.
Këtë trajtim përsëriteni të paktën dy herë në javë.
Çaj jeshil dhe alore vera
Për të përgatitur këtë trajtim merrni dybustina çaji, një lugë gjelle xhel aloe vera dhe një gotë me ujë.
Zhytini të dy bustinat në ujë të ngrohtë dhe kur të lështojnë esencën, hiqini dhe shtoni aloe verën.
Përzieni mirë dhe hidheni këtë tonik në një shishe me të cilën sperkasni fytyrën me të sa herë që dilni nga dushi.
Kjo do t’ju ndihmojë që të keni një fytyrë më të hidratuar dhe të qetë larg akneve./AgroWeb.org