Kek me Boronica dhe Krem Djathi – Shije e Veçantë

486 0

Ky kek ose buka e ëmbël e gërshetuar njihet ndryshe si keku “Babka”, i cili është shumë i famshëm në Izrael.

Babka përgatitet kryesisht në përiudhën e festive të fundvitit, dhe në përbërien e tij ka çokollatë ose kanellë.

AgroWeb.org sjell për ju versionin më veror të kësaj ëmbëlsire të shijshme. Ndiqni hapat për përgatitjen e saj, të mbushur me boronica të egra të stinës dhe krem djathi. Shijojeni që sot me të dashurit tuaj!

Përbërësit:

Reçeli i boronicës

  • 3 Filxhanë boronica
  • ¾ Filxhan sheqer
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Mbushja me krem djathi

  • 230 g krem djathi në temperaturë ambienti
  • ½ Filxhan sheqer

Për brumin

  • 4 Filxhanë miell
  • 1/3 filxhan sheqer + 1 lugë çaji sheqer mënjanë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 pako maja
  • 1 filxhan qumësht të vakët
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 10 lugë gjelle gjalp pa kripë i butë dhe i prerë në kubikë

Shurupi i sheqerit

  • 1/3 filxhan sheqer
  • 1/3 filxhan ujë

Përgatitja:

Reçeli i boronicës

Kombinoni të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare. Lërini të vlojnë dhe më pas ulni zjarrin në mesatare dhe ziejini për rreth 15 minuta, duke i përzier herë pas here derisa të trashen dhe duke shtypur disa nga boronica me pjesën e pasme të lugës së drurit. Lërini reçelin në frigorifer ndërsa brumi të vijë.

Mbushja me krem djathi

Në një enë bashkoni kremin e djathit dhe sheqerin dhe i rrahim duke përdorur një mikser elektrik derisa të bashkohen. Lëreni mënjanë derisa të jeni gati për të mbushur brumin.

Brumi

Rrihni së bashku miellin, sheqerin dhe kripën në një tas. Ngrohni qumështin në mikrovalë për rreth 45 sekonda. Shtoni qumështin dhe 1 lugë çaji sheqer në një tas tjetër. E spërkasim majanë mbi qumësht dhe e përziejmë që të bashkohet. Lëreni të qëndrojë për rreth 5 minuta derisa majaja të fillojë të shkumëzojë.

Në masën e majasë shtoni vezët, vaniljen, miellin, sheqerin dhe kripën. Përziejini me shpejtësi të ulët (nëse keni një mikser elektrik) derisa të kombinohen dhe më pas rrisni shpejtësinë në mesatare të ulët dhe përziejeni për rreth 5 minuta derisa brumi të bëhet homogjen dhe i lëmuar.

Shtoni gjalpin e zbutur dhe përzieni me shpejtësi mesatare për rreth 4 minuta derisa gjalpi të shpërbëhet dhe brumi të bashkohet, por të jetë ngjitës.  

Mbulojeni enën me mbështjellës plastik dhe lëreni në një vend të ngrohtë për 1 deri në 1 orë e gjysmë derisa brumi të dyfishohet (ose lëreni në frigorifer gjatë natës). Shtypeni brumin dhe hidheni në një sipërfaqe të lyer lehtë me miell. Ndani brumin në 2 gjysma dhe formoni një drejtkëndësh.

Hapeni brumin në një sipërfaqe të lyer me miell, në formë drejtkëndëshi. Përhapni me gjysmën e përzierjes së kremit të djathit dhe gjysmën e reçelit të boronicës.

Filloni me anën më të gjatë të brumit, rrotulloni brumin duke formuar një role të gjatë e të ngushtë. Nëse brumi është shumë i vakët ose ngjitës, mund ta vendosni brumin në frigorifer për rreth 30 minuta për ta bërë më të lehtë punën me të (nëse nuk e keni mbajtur në frigorifer gjatë natës).

Prisni rreth dy gisht brumë nga secila anë. Pritini brumin në mes për së gjati në 2 gjysma të gjata me shtresat e zbuluara. Vendoseni fundin e njërës prej gjysmave mbi pjesën e sipërme të gjysmës tjetër, duke i shtypur lehtë së bashku (shih fotot më lart) dhe më pas gërshetojini 2 pjesët mbi njëra-tjetrën deri në fund, duke i shtypur sërish së bashku lehtë. Përsëritni 2 hapat e fundit me pjesën tjetër të brumit.

Hapi tjetër, merrni një tepsi të thellë me përmasa 9 x 5 në të cilën duhet të shtroni letër Pergamene. Vendoseni me kujdes brumin e gërshetuar në tepsi, duke i shtrydhur pak majat që të përshtaten nëse është e nevojshme. Mbulojeni me mbështjellës plastik dhe lëreni në një vend të ngrohtë për një orë.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël bashkoni sheqerin dhe ujin. Përziejini gjatë zierjes në temperaturë mesatare derisa sheqeri të tretet. Lëreni mënjanë të ftohet.

Piqeni në 180°C për rreth 40 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Menjëherë pasi ta nxirrni nga furra, lyejeni me shurupin e sheqerit.

E lini të ftohet për disa minuta në tepsi dhe më pas transferojeni kekun duke përdorur letrën pergamenës në një pjatancë në mënyrë që të ftohet plotësisht.

Kjo recetë kërkon kohë dhe durim, por shija e këtij keku e justifikon të gjithë lodhjen!