Çaji i Mustaqeve të Misrit – Vlerat dhe Si Përdoret

6.5k 0

Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, për shkak të vlerave të shumta shëndetësore që ato kanë.

Fijet e holla të mustaqeve të misrit janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.

Mustaqet e misrit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër.

Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.

Vlerat e mustaqeve të misrit

Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit listuar nga AgroWeb.org:

1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obesitetit.

Përdorimet për lëkurën

Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat.

Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.

Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak.

Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë.

Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek.

Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do zhvlerësojë punën e medikamenteve.

Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit

Metoda e parë

Kjo është metoda më e përhapur dhe për të do t’ju nevojiten:
• Mustaqe të thata ose të njoma të misrit
• Ujë
• Lëng limoni

1. Ziejeni ujin për pak kohë.
2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta.
3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe.
4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë.
5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm dhe aromatik.
6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë.

Metoda e dytë

Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit. Për këtë metodë, ju nevojiten:
• Mustaqe të thata të grira
• Ujë
• Mjaltë

1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier
2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak.
3. Shtoni mustaqet e misrit në ujë.
4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë.
5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë.
6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.