Çajrat Që Ndihmojnë Me Tretjen E Shpejtë

5.5k 0

Nëse keni probleme me kapsllëkun, provoni t’i drejtoheni mjeteve natyrale që mund të keni në shtëpi, si për shembull çaji.

Çaji është përdorur prej kohësh për të lehtësuar problemet me kapsllëkun dhe ka disa lloje të veçanta që mund t’ju ndihmojnë .

Po ashtu konsumi i frutave, perimeve dhe drithërave, të pasura me fibra është një mënyrë tjetër për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut tuaj.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga çajrat kundër kapsllëkut, të cilët ndër vite e kanë provuar efikasitetin e tyre.

Çaji Nga Gjethet E Senës

Gjethet e senës, janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë popullore për të lehtësuar kapsllëkun.

Ato duken se kanë efekt në zorrën e trashë duke stimuluar kontraktimet që janë të dobishme për lehtësimin e kapsllëkut.

Në përgjithësi, gjethet e senës shkaktojnë lëvizje të zorrëve brenda 6 – 12 orë nga përdorimi. Kështu që ju mund ta merrni atë në mbrëmje për të inkurajuar jashtëqitjen nesërmen në mëngjes.

Kujdes: Mos e përdorni këtë çaj për më shumë se një javë pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Marrja e dozave të tepërta të senës mund të shkaktojë dëmtime të lehta deri të moderuara të mëlçisë.

Megjithatë dëmtimi i mëlçisë nga përdorimi afatgjatë i gjetheve të senës është i rrallë dhe shumica e rasteve shërohen me ndërprerjen e përdorimit.

 Çaji I Zi Ose Çaji Jeshil

Çaji i zi dhe çaji jeshil vijnë nga bima e Camellia Sinensis.

Çaji i zi, ka tendencë të jetë çaji me përmbajtjen më të lartë të kafeinës.

Kafeina shërben si një stimulues për kontraktimet ose lëvizshmërinë e zorrëve.

Për shkak se çaji i zi përmban shumë kafeinë, do të duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij.

Ju gjithashtu do të përfitoni nga flavonoidët që ai përmban, të cilat luftojnë inflamacionin dhe mbështesin imunitetin.

Çaji Me Aloe Vera

Disa njerëz mendojnë se lëngu i aloe verës mund të jetë i dobishëm për lehtësimin e kapsllëkut.

Aloe gjendet në shumë çajra dhe duket se ka edhe veti stimuluese laksative.

Çajrat Me Fruta

Disa çajra të aromatizuar me fruta, mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e kapsllëkut.

Frutat si pjeshkët, qershitë, kumbullat dhe kumbullat e thata përmbajnë një sheqer të quajtur sorbitol, i cili nuk absorbohet mirë dhe mund të shkaktojë sekretim të lëngjeve në zorrë. Kjo mund të ketë një efekt laksativ, thonë ekspertët.

Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, nëse e pëlqeni aromën dhe vuani nga kapsllëku, ju mund t’i provoni këto çajra frutash.

Fillimi i ditës me një pije të ngrohtë mund të ndihmojë kundër kapsllëkut, thonë ekspertët e shëndetit./AgroWeb.org