Cilat Janë Përfitimet Shëndetësore Të Specit Të Kuq Të Grimcuar?

808 0

Nëse speci i kuq i grimcuar është një nga përbërësit kryesor në kuzhinën tuaj, atëherë jeni në rrugën e duhur.

Një përbërës i gjithanshëm, që falë kapsaicinës i jep gatimeve edhe shumë përfitime në organizëm. AgroWeb.org ju njeh me to në këtë artikull.

Qetëson stomakun

Edhe pse fillimisht mund të mendoni që kjo erëz djegëse nuk mund t’ju qetësojë stomakun, në fakt është e kundërta.

Për më tepër, speci mund të parandalojë krijimin e ulçerave!

Kjo ndodh për shkak të kapsaicinës, e cila pengon sekretimin e acidit të stomakut dhe stimulon prodhimin e lëndëve që mbrojnë stomakun, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e ulcerave.

Mbron shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës, ka treguar se redukton kolesterolin në gjak, nivelet e triglicerideve dhe grumbullimin e trombociteve.

Ndërkohë ai rrit aftësinë e trupit për të tretur fibrinën, një substancë përgjegjëse në krijimin e mpiksjeve të gjakut.

E gjithë kjo ju jep një shëndet më të mirë kardiovaskular, duke ulur rrezikun e sulmit në zemër, embolisë pulmonare dhe goditjes në tru.

Ndihmon me diabetin

Antioksidantët si vitamina C dhe karotenoidet të pranishme tek speci djegës, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Sipas rezultateve premtuese të disa studimeve ku AgroWeb.org mbështetet, nëse kjo erëz konsumohet rregullisht, kërkesa e trupit për insulinë bie.

Forcon sistemin imunitar

Ngjyra e ndritshme portokalli në të kuqe e specit, reflekton praninë e lartë në beta-karoten, e cila shndërrohet më pas në vitaminë A dhe ofron ndihmën e noevojshme në forcimin e imunitetit.

Gjithashtu speci i kuq i grimcuar mund t’ju bëjë të djersitni, gjë që rrit nevojnë për të konsumuar ujë. Një mënyrë e cila ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të keni edhe një shëndet të mirë./AgroWeb.org