Receta Speciale E Salcës Me Kungulleshka

437 0

Një salcë e shijshme dhe me shumë aromë, ideale për tu shoqëruar me bukë të thekur, për meze, por edhe për makaronat.

Ky version original me kunguj të njomë, shkon më së miri edhe me produktet e detit si karkalecat apo salmoni.

Kjo salcë do ta bëjë çdo pjatë më unike dhe me ardhjen e stinës së verës nuk do mund të bëni më pa të.

Ndiqni më poshtë hapat për të mësuar mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

200 g kungulleshka

125 g vaj ulliri ekstra i virgjër

Deri në 2 g kripë

30 g arra pishe

30 g djathë kaçkavall i grirë

10 g borzilok

30 g djathë dele

Përgatitja

Nisni recetën duke larë mirë kungulleshkat.

Hiqni fundet dhe më pas grijini me ndihmën e një rendeje me vrima të mëdha.

Kalojini kungulleshkat e grira në një kullesë, kriposini lehtë dhe lërini të pushojnë për 30 minuta.

Në këtë mënyrë ato do të humbasin lëngjet e tepërta.

Më pas kalojini në mikser së bashku me arrat e pishës dhe gjethet e borzilokut të pastruara më parë.

Shtoni aty edhe djathin kaçkavall, dajthin e dhisë, pak vaj ulliri dhe përpunojini për disa sekonda.

Tani mund të shtoni edhe pjesën e mbetur të vajit dhe ta përpunoni derisa të formohet një masë kremoze homogjene.

Transferojeni salcën tuaj në një tas dhe përdoreni sipas nevojës.

Këshilla

Salca me kungulleshka, mund të ruhet në frigorifer e mbuluar nga një shtresë vaji për 2 ditë.

Ose mund të përgatisni në formë kubikësh të vegjël, t’i ngrini dhe t’i përdorni sipas nevojës.

Gjithashtu, nëse dëshuroni ju mund ta pasuroni salcën me arra, fistëkë ose gjethe menteje./AgroWeb.org