Dezinfektantët i duarve është një prej artikujve të detyrueshëm që duhet të mbajmë me vete në këtë epokë të COVID-19.

Alkooli në këtë solucion shkatërron bakteret, përfshirë edhe koronavirusin në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Megjithatë, jetesa në një botë ku duhet dezinfektuar çdo gjë me alkool për ironi të fatit ndikon për keq në imunitetin tonë dhe jo vetëm.

Dezinfektantët Dhe Imuniteti

Mikrobioma e organizmit është një ekosistem bakteresh, myku dhe virusesh që jetojnë në stomak, gojë, hundë dhe lëkurën tonë.

Mikrobioma luan një rol kryesor për shëndetin, parandalimin e infeksioneve dhe zmbrapsjen e baktereve të dëmshme.

Përdorimi i dezinfektantët shkatërron bakteret e këqija por nuk kursen as të mirat dhe të dobishmet.

Normalisht kolonitë e tyre nisin të formohen disa orë pas efektit të dezinfektantët por problem qëndron që kur jemi jashtë shtëpisë atë detyrohemi ta aplikojmë rregullisht.

Mikrobioma ushqehet edhe me bakteret e lëkurës dhe në mungesë të tyre imuniteti dobësohet.

Kjo na bën më të brishtë ndaj baktereve të këqija dhe irriton aparatin tretës duke shkaktuar problem si diarre.

Për këtë arsye njerëzit rekomandohen të hanë kos shtëpie çdo ditë ose të marrin nga një probiotik.

Përtharja e Duarve

Dezinfektantët i duarve ka një efekt shumë përtharës për lëkurën.

Alkooli largon të gjithë lagështinë e saj dhe përdorimi afatgjatë i tij e bën lëkurën të thatë, e çan atë ose shtron terrenin për ekzemën, sidomos në rastin e fëmijëve.

Ekspertët këshillojnë që pas çdo përdorimi të dezinfektantët të përdorni krem zbutës hipoalergenik.

Jo Të Gjithë Dezinfektantët Janë Efikas Kundër Baktereve

Dezinfektantët i duhur përmban ethanol si përbërësin kryesor.

Përmbajtja e alkoolit duhet të jetë mbi 60 përqind. Trupi e ka më të lehtë të shpërbëjë ethanolin nëse ndodh që rastësisht konsumoni sasi të vogla të tij (mos u habisni, kjo gjë ka ndodhur në botë për shkak të paketimeve plot ngjyra që i kanë bërë njerëzit t’i ngatërrojnë me shishe uji).

Përbërës të tjerë si alkooli isoprofil mund të jetë toksik dhe i dëmshëm.

A Duhet Përdorur Disinfektanti Gjatë Gjithë Kohës?

Në këto kohë të rrezikshme për shëndetin, përdorimi i disinfekantit është një gjë e mençur pavarësisht rreziqeve.

Deri sa industria farmaceutike të zbulojë vaksinën, na duhet të jemi tepër të kujdesshëm.

Megjithatë, atë mund ta përdorni kryesisht kur jeni në ambiente të jashtme ndërkohë që në shtëpi mund të mjaftoheni duke larë duart rregullisht për mbi 20 sekonda./AgroWeb.org