A Duhen Ndaluar Reklamat e Patatinave në Televizion? -Efekti tek Fëmijët

435 0

Britania e Madhe prej disa vitesh ka vendosur tё ndalojё reklamat mbi ushqimet e shpejta nё tё gjitha mediat pёr fёmijё, njё vendim historik qё synon tё adresojё obezitetin e fёmijёve.

Rregullorja  e miratuar nga autoritetet britanike nёnkupton qё pёr herё tё parё edhe rrjetet sociale dhe mediat online do tё futen nё njёjtёn kategori me televizionet, ku kushtet e reklamimit tё ushqimeve tё pashёndetshme pёr fёmijёt janё shumё mё strikte.

Si do të funksionojë?

Fёmijёt e moshave nga pesё deri nё pesёmbёdhjetё vjeç shpenzojnё mesatarisht pesёmbёdhjetё orё nё javё nё internet.

Ata bёhen pre e reklamuesve tё ndryshёm qё i vёnё nё shёnjestёr nёpёrmjet reklamave gjithandej nëpër rrjete sociale dhe online duke promovuar ushqime tё shpejta dhe pije tё gazuara, në një situatë shumë të ngjashme me aktualitetin shqiptar.

Qё nga korriku i 2017, tё gjitha reklamat pёr ushqimet dhe pijet qё pёrmbajnё sasi tё larta yndyrnash, kripe apo sheqeri, qё shёnjestrojnё fёmijёt nёn moshёn 16 vjeç,  konsiderohen tё paligjshme dhe nuk lejohen të transmetohen.

Në të kundërt, reklamuesit do të përballen me gjoba marramendëse.

“Obeziteti nё rradhёt e fёmijёve ёshtё njё çёshtje komplekse dhe serioze.

Ne jemi tё vendosur tё luajmё rolin tonё nё zgjidhjen e kёsaj çёshtjeje,” shprehet James Best, kryetar i Komitetit pёr Etikën e Reklamave nё Britaninё e Madhe.

Kёto rregulla ulin ndjeshёm numrin e reklamave pёr produkte tё pasura mё yndyrna, kripёra ose sheqerna qё shihen nga fёmijёt.

“Rregullat e reja, janё tё forta dhe janё njё shfaqje e qartё e vullnetit dhe gatishmёrisё sё industrisё sё reklamave pёr tё vepruar nё mёnyrё tё pёrgjegjshme duke vendosur mbrojtjen e fёmijёve nё qendёr tё aktivitetit tё tyre”, tha ai.

Megjithatё, aktivistё tё shёndetit kanё bёrё thirrje qё kёto rregulla tё jenё tё vlefshme edhe pёr programet në oraret e pikut të shikueshmërisë edhe pёr tё rriturit, pasi këto programe janё tejet popullorё edhe tek fёmijёt meqë shikohen nga e gjithë familja, por qё gjithsesi teknikisht nuk konsiderohen si programacion pёr fёmijёt.

Çfarë thonë ekspertët

Ekspertё tё shёndetit e kanё mirёpritur lajmin pёr ndalimin qё autoritetet britanike po i bёjnё reklamimit tё ushqimeve tё pasura mё yndyrna, kripёra ose sheqerna dhe pijet nё mediat pёr fёmijёt. Ekspertёt e dinё mjaft mirё ndikimin e madh dhe të drejtpërdrejtë qё reklama ka nё preferencat ushqimore tё fёmijёve.

E megjithatё, aktivistёt insistojnё nё shtrirjen dhe pёrhapjen e ndalimit tё reklamave mё tutje nё industrinё e medias.

Rregullat nё fjalё janё tё vlefshme pёr pёrmbajtjet televizive qё transmetohen nё internet, platformat pёr shpёrndarjen e videove si YouTube, ose lojёrat apo aplikacionet, tё cilat mund tё bёhen ose janё tёrheqёse pёr fёmijёt.

Njё ndalim i tillё pёr promocionet e kompanive tё ndryshme, personazheve tё licensuar ose njerёzve tё famshёm me fёmijё nё reklama do tё mund tё hiqet vetёm nё rastet kur subjekti i reklamёs ёshtё njё alternativё e shёndetshme ushqimi.

Po nё rastin e Shqipёrisё?

Nga kjo anë e pikëveshtrimit, Shqipёria po shёndoshet me tepricë si pasojë e kequshqimit.

Njё numёr nё rritje i fёmijёve dhe tё rritur shqiptarё janё mbipeshё ose obezё.

Njё nё pesё fёmijё nё Shqipёri vuan nga obeziteti.

Por obeziteti nis me konsumin e ushqimeve tё shpejta dhe pa vlera qё nё fёmijёri. Nё vitin 2014, 58.2 pёrqind e meshkujve ishin mbipeshё ndёrkohё qё nё vitin 1975 vetёm 33.6 pёrqind e tyre vuanin nga kjo diagnozё.

Tё dhёnat tregojnё se nё vitin 2014, 45.4 pёrqind e grave ishin mbi peshё ndёrkohё qё nё vitin 1975, kjo shifёr ishte 34.4 pёrqind.

E megjithatё, numri i obezёve nё vend ёshtё dyfishuar.

Nё vitin 1975, një pёrqindje krejt e vogël e popullsisё vuante nga obeziteti, ndёrkohё qё nё vitin 2014 kjo shifёr arriti nё mbi 17 pёrqind.

Ekspertёt janё tё shqetёsuar pёr numrin nё rritje tё obezёve, veccanёrisht tek fёmijёt shqiptarё, jo vetёm pёr shkak tё problemeve qё shfaq kjo diagnozё siç janё diabeti apo sёmundjet kardiovaskulare, por edhe sepse obeziteti dhe pesha e madhe janё shenja dalluese tё njё shoqёrie tё pashёndetshme.

A do ta mbёshtesnit njё ndalim tё tillё tё reklamave tё ushqimeve tё pashёndetshme nё televizionet shqiptare? /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.