Dy Mënyra të Thjeshta Si të Përdorni Orizin për Fytyrë të Butë

720 0

Orizi është një nga ushqimet më të përhapura në botë.

Konsumimi i këtij ushqimi natyral në doza të caktuara është shumë i dobishëm për organizmin.

Gjithsesi së fundmi vetitë e orizit po shfrytëzohen edhe në botën e bukurisë.

Orizi mund të përdoret për të pastruar fytyrën, si tonik natyral, hidratues dhe antinflamator.

Këtu nuk po flasim vetëm për kompanitë e kozmetikës, por për trajtime që mund t’i përgatisni dhe ju vetë në shtëpitë tuaja.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni dy prej tyre, mjaft të thjeshta dhe praktike.

Mënyra e parë

75 gr oriz

250 ml ujë

1 lugë çaji mjaltë (nëse keni lëkurë të thatë)

1 lugë çaji lëng limoni (nëse keni fytyrë të yndyrshme)

Përgatitja

Si fillim vini ujin të ziejë në nj tenxhere, aty hidhni orizin dhe lëreni për 15 minuta.

Më pas kulloni ujin, lëreni të ftohet pak dhe më pas futeni ne frigorifer në një enë të mbyllur qelqi.

Ndërkohë vazhdoni me maskën duke marrë kokrrizat e buta të orizit dhe duke i bashkuar me mjaltë apo limon në varësi të tipit të fytyrës që keni.

Mund t’i hidhni edhe të dy përbërësit nëse keni fytyrë mikse, gjithashtu të shtoni edhe të tjerë.

Përshembull mund të shtoni pak avokado të shtypur apo pluhur drithrash.

Të gjitha këto do ju sigurojnë pastrim dhe hidratim të thellë.

Maskën mbajeni mbi fytyrë për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Rekomandohet të përdoret të pakten dy herë ne javë për lekurë të butë.

Mënyra e dytë

Në trajtimin e dytë do t’ju duhet të përdorni ujin e orizit që konservuat më parë në frigorifer.

Merrni ujin dhe me anë të një nape ose pambuku lyeni të gjithë fytyrën dhe qafën.

Lëreni derisa të thahet më pas mund të vazhdoni me rutinën tuaj.

Këtë bëjeni në mëngjes dhe darkë dhe do të shihni përmirësime në lëkurë.

Ujin e orizit gjithashtu mund ta përdorni si një mënyrë për të pastruar maskën e mësipërme.

Ky tonik natyral do zvogëlojë poret, do t’i pastrojë ato dhe do t’ju dhurojë fytyrë rrëzëllitëse./AgroWeb.org