Faktet Interesante që Nuk i Dinit për Kockat Tuaja

1.6k 0

Shpeshherë kur bie fjala për shëndetin tonë harrojmë t’i kushtojmë vëmendje shëndetit të kockave.

Duke qenë se ato janë struktura mbajtëse e peshës tonë, kanë një rol të rëndësishëm për mirëqenien fizike.

Për këtë arsye, AgroWeb.org ju liston 7 fakte interesante rreth kockave dhe mënyrat e duhura për t’u kujdesur për to.

Njerëzit lindin me rreth 300 kocka

Njerëzit lindin me rreth 300 kocka dhe shumë prej tyre bashkohen kur plakeni, kështu që përfundoni me 206 kocka (dhe 32 dhëmbë).

Më shumë se gjysma e eshtrave të trupit janë në duart dhe këmbët tuaja. Secila këmbë ka 26 kocka dhe secila dorë ka 54.

Kocka është një ind i gjallë

Ashtu si muskujt dhe lëkura juaj, kockat janë ind i gjallë.

Ato kanë enët e tyre të gjakut dhe përbëhen nga qeliza të gjalla dhe kolagjeni.

Qelizat në kockat tuaja rigjenerohen pothuajse vazhdimisht, por procesi i plotë mund të zgjasë gati 10 vite.

Gratë mund të humbasin deri në 20% të dendësisë së kockave pas menopauzës.

Menopauza bën që nivelet e estrogjenit të bien ndjeshëm.

Kur kjo gjë ndodh nivelet e kalciumit dhe mineraleve të tjera në kocka,bien me shpejtësi të madhe.

Poroziteti në kocka rritet dhe ato bëhen më të ndjeshme ndaj sëmundjeve si osteopenia dhe osteoporoza.

Një skanim i kockave mund t’ju ndihmojë të zbuloni shenjat e hershme të osteoporozës

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të zakonshme të kockave dhe fatkeqësisht,shumë njerëz e zbulojnë këtë pasi kanë pësuar ndonjë frakturë!

Kjo sëmundje nuk është e shërueshme, por ajo mund të trajtohet, prandaj është e rëndësishme të bëni skanime të rregullta të kockave.

Ushqehuni shëndetshëm për kocka më të forta

Qumështi është një nga burimet më të mira të kalciumit,i cili forcon kockat tona.

Por duke qenë se njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk mund ta konsumojë atë, AgroWeb.org sugjeron konsumin e perimeve me gjethe jeshile, arrave dhe sardeleve, të cilat përmbajnë shumë kalcium.

Një tjetër pikë kyçe për eshtra të shëndetshme,është padyshim edhe vitamina D.

Përmes saj trupi arrin të përthithë mineralet si kalciumi duke mbrojtur kështu skeletin tonë nga dëmtimet.

Ushqimet si vaji i peshkut dhe vezët janë të mbushura me vitaminë D. Gjithastu ekspozimi në diell është një tjetër mënyrë për ta marrë këtë vitaminë.

Kockat kanë aftësi për t’u vetë-shëruar

Sekreti qëndron tek qelizat staminale dhe aftësinë natyrore të kockave për t’u ripërtërirë.

Sidoqoftë,ndërsa kockat tuaja fillojnë të plaken dhe të dobësohen, ju mund të bëheni më të ndjeshëm ndaj thyerjeve dhe kockat mund të marrin më shumë kohë për t’u shëruar.

A keni dëgjuar për kërcin e bërrylit?

Në fakt nuk është një kërc,por një nerv!

Në pjesën e brendshme të bërrylit tuaj, ndodhet një nerv i quajtur nervi ulnar dhe detyra e tij është të lejojë trurin të ketë infromacion për ndjesinë në gishtat e duarve.

Veçantia e këtj kërci qëndron në faktin se kur e godisni, ndjesia që merrni është më shumë e çuditshme sesa e dhimbshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.