Infeksionet e Reja Që Mund Të Kërcënojnë Shëndetin Publik – OBSH Jep Paralajmërimin

479 0

Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me 19 lloje kërpudhash, që mund të përbëjnë një kërcënim të madh për shëndetin publik.

Autorët e raportit thanë se qëllimi kryesor i krijimit të listës është të tërheqë vëmendjen ndaj nevojës për punë më të koordinuar në mbarë botën, për të kapërcyer rezistencën në rritje ndaj trajtimit.

“Patogjenët fungal mund të jenë një kërcënim i madh për shëndetin publik, pasi ato po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe rezistente ndaj trajtimit me barnat e disponueshme,” shpjegoi OBSH.

Nga 19 kërpudhat në listë, katër u renditën në si më të “rrezikshme”, ato janë:

Cryptocowus neoformans – Mund të infektojë njerëzit me anë të thithjes së ajrjit dhe është më e zakonshme tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Candida auris – Lulëzoi dhe fshihej në tubat e aparateve të frymëmarrjes gjatë pandemisë.

Aspergillus fumigates – Mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të mushkërive ose sistem imunitar të dobësuar.

Candida albicans – Shkakton zakonisht infeksione në sistemin riprodhues.

Triliona nga këta organizma të vegjël e quajnë trupin tuaj shtëpi. A duhet të alarmoheni?

Ata që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kërpudhat në listë janë ata me kancer, HIV/AIDS, transplant organesh, sëmundje kronike të frymëmarrjes ose infeksion pas tuberkulozit, tha OBSH.

Sipas OBSH, ngrohja globale, rritja e udhëtimeve dhe e tregtisë, janë kryesisht faktorët pas rritjes së incidencës të sëmundjeve kërpudhore.

Edhe pse një shqetësim në rritje, infeksionet kërpudhore marrin shumë pak vëmendje, duke çuar në një mungesë të të dhënave mbi shpërndarjen e sëmundjeve kërpudhore dhe të modeleve se si krijohet kjo rezistencë.

Si rezultat, mënyra e saktë se si këto infeksione përhapen dhe rezistenca ndaj trajtimeve janë të panjohura.

OBSH kërkoi që vendet në mbarë botën të koordinoheshin me njëra-tjetrën për të rritur mbikëqyrjen e këtyre patogjenëve.

“Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna dhe prova mbi infeksionet kërpudhore dhe rezistencën që ato shfaqin, për tu informuar dhe për të përmirësuar kundër përgjigjen ndaj tyre.”, tha një përfaqsues i OBSH.

Vende të ndryshme po inkurajohen të ndjekin një program hap pas hapi, duke filluar me forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe mbikëqyrëse të infeksioneve kërpudhore, dhe sigurimin e aksesit të barabartë në terapinë dhe diagnostikimin ekzistues. /AgroWeb.org