Jeta Në Karantinë – Si Të Kujdeseni Për Lëkurën Në 5 Hapa

322 0

Si pasojë e pandemisë së COVID-19, gratë dhe vajzat i kalojnë ditët pa vënë makiazh në fytyrë, por përkujdesja ndaj saj nuk fillon e mbaron tek makiazhi.

Është e vërtetë që lëkura në përgjithësi është çliruar pak nga radikalet e lira si pasojë e ndotjes, por edhe qëndrimi në izolim ka pasoja në shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Ekspozimi i tepërt ndaj ajrit të kondicionuar dhe  mungesa e vitaminës D shterojnë gjallërinë e lëkurës dhe e përthajnë ndjeshëm atë.

Revista Harpers Bazaar ka intervistuar disa ekspertë të bukurisë për të marrë prej tyre këshillat më të mira për përkujdesjen ndaj lëkurës, të cilat do t’i gjeni të përshtatura në shqip nga AgroWeb.org

Larja Dy Herë Në Ditë

Pavarësisht mungesës së makiazhit, është shumë e rëndësishme që vajzat dhe gratë të lajnë lëkurën dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Zgjidhni një larës xhel të butë për të eliminuar çdo papastërti por edhe për të ruajtur natyralitetin e lëkurës.

Për shpëlarje përdorni ujë të ftohtë që largon skuqjen dhe fryrjen dhe i jep fytyrës freskinë e nevojshme.

Mos Harroni Eksfoliantin

Shumë vazja dhe gra harrojnë të kujdesen për heqjen e qelizave të vdekura dhe pastrimin e poreve me eksfoliantin me kokrriza.

Ai është i rëndësishëm dhe duhet përdorur dy herë në javë që t’i jepni lëkurës tuaj jo vetëm më shumë frymëmarrje por edhe të pengoni shfaqjen e puçrave.

Serumet

Llastojeni lëkurën tuaj duke përdorur serume ushqyese ndjekur nga një krem hidratues për të penguar tharjen e lëkurës.

Serumi duhet vendosur në fytyrë pas pastrimit të saj.

Zgjidhni serume të pasura me vitaminën B5 dhe acidin hyaluronic.

Mos Harroni Pjesën Poshtë Syve

Bëhet fjalë për një zonë delikate të fytyrës që kërkon kujdess të veçantë.

Pas larjes së fytyrës, përdorni një krem për pjesën e syve dhe aplikojeni lehtë duke përdorur gishtin.

Kremi i syve do ta hidratojë zonën dhe do të minimizojë shenjat e para të moshës.

Mbrojtje Kundër Diellit

Fakti që jemi në karantinë nuk do të thotë që nuk jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë.

Nëse dilni në ballkon atëherë duhet të përdorni patjetër krem kundër diellit që të shmangni njollat./AgroWeb.org