Karbohidratet – Arsyeja Pse Jeni Inteligjentë

581 0
A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse truri ynë është kaq inteligjent?

Po, do të thoni ju, e kam në gen. Po, e vërtetë, por është dhe nga karbohidratet që konsumojmë.

Një studim i vitit 2017, ka treguar se karbohidratet janë arsyeja që qëndron pas zgjuarsisë tonë duke bërë që truri ynë të bëhet gjithnjë e më i madh.

Shkencëtarët në publikimin e “The Quarterly Review of Biology” argumentojnë se konsumi i karbohidrateve, sidomos i niseshtes ka patur një rol shumë të rëndësishëm në zgjerimin e trurit të njeriut në miliona vitet e fundit.

Sipas Harvard School of Public Health, burimi më i shëndetshëm i karbohidrateve janë produktet e paprocesuara apo të procesuara minimalisht si drithërat, zarzavatet, frutat dhe fasulet.

Ndërkohë që karbohidrate të tjera (jo shumë të shëndetshme) përfshijnë bukën, qumështin, kokoshkat, patatet, biskotat dhe makaronat. Kur ne konsumojmë karbohidrate sistemi ynë tretës i ndryshon ato në glukozë.

Ky sheqer më pas kthehet në energji. Në mesjetë kur njerëzit nuk ishin në gjendje ta gatuanin ushqimin, karbohidratet ishin të disponueshme në formën e farave dhe të arrave.

Shkencëtarët zbuluan se shpikja e gatimit iu mundësoi njerëzve të tresnin niseshten, e cila do të kishte qenë shumë e vështirë për t’u tretur nëse do të konsumohej në formën e vet natyrale.

Në mbështetje të kësaj, ata kanë zbuluar gjithashtu se geni i salivës që ndihmon tretjen e niseshtes, është zhvilluar në të njëjtën kohë kur ka nisur të rritet dhe truri.

Dr Karen Hardy, e cila ka udhëhequr studimin beson se evoluimi i gatimit me rritjen e genit të salivës, kanë rezultuar në rritjen e trurit të njeriut.

Një urra për karbohidratet

Fasulet

Fasulet e bardha të zeza, të çfarëdo lloji qofshin përmbajnë një dozë të mirë me fibra dhe shumë pak sheqer.

Rreth 30 gram fasule të zeza përshembull përmbajnë në total 7 gram karbohidrate, 2 nga të cilat janë fibra.

Kungulli

Kungulli është një tjetër karbohidrat me përmbajtje të ulët sheqeri dhe një burim i pasur me fibra.

Një kupë me kuba të vegjël kungulli të gatuar përmban afërsisht 22 gram karbohidrate, më shumë se 6 prej të cilave janë fibra.

Tërshëra

Tipi i veçantë i fibrave tek tërshëra është i lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në menaxhimin e peshës si dhe me kolesterolin.

Vetëm mos e teproni me ëmbëlsuesit shtesë që i hidhni mbi të.

Kokoshka

Ky është lajmi më i mirë, që kokoshkat janë drithëra të plota. Një kupë përmban 6 gram karbohidrate, 1 nga të cilat është fibër dhe ka vetëm 31 kalori.

Quinoa

Jo vetëm që një kupë me quinoa përmban 5 gram fibra, por quinoa është dhe një proteinë e plotë.

Çka do të thotë se përmban të 9 aminoacidet esenciale, të cilat nuk mund të prodhohen nga trupi, dhe për këtë arsye duhet të vijnë përmes ushqimeve.

Patate të ëmbla

Çdo patate është një burim shumë i pasur me fibra dhe karbohidrate. Por nëse janë të ëmbla akoma më mirë, pasi kanë vitamin C, proteinë dhe potasium.

Banane

Eshtë një nga frutat e preferuara të atletëve pasi iu jep energji (karbohidrate) falë sheqerit natyral.

Një banane mesatare përmban 3 gram fibër dhe një dozë të mirë me vitamin B6, thelbësore për më shumë se 100 funksione të ndryshme në trupin e njeriut.

Manaferrat

Çdo lloj tipi manaferre, do t’iu sigurojë jo vetëm fibra por edhe një mori vitaminash dhe antioksiduesish.

Boronicat janë më të të preferuarat, duke qenë se vetëm një kupë ka 84 kalori. Për më tepër që konsumi i boronicave një herë në javë ngadalëson procesin e plakjes./AgroWeb.org