Lëng Panxhari për Shtatë Ditë për Pastrimin e Veshkave dhe Mëlçisë

2.7k 0

Lëngu i panxharit të kuq dhe hudhrave është një kurë e vjetër popullore, e përdorur ndër breza për të rigjeneruar gjithë organizmin dhe largimin e toksinave.

Largimi i lëngjeve toksike apo helmuese nga organizmi është thlebësor.

Stili ynë i jetesës, dietat por edhe mjedisi i jashtëm përthithin shumë toksina, radikale të lira të dëmshme, mikrobe etj.

Të gjitha këto futen në organizëm dhe ndërpresin funksionin normal të organeve tona vitale.

Largimi i lëndëve helmuese

Detoksifimi i gjakut ndihmonnë eliminimin e të gjitha lëndëve helmuese, papastërtive dhe përmirëson funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.

Veshka dhe mëlçia punojnë në mënyrë të rregulltë falë vetive të këtij lëngu fantastik. I cili mbron këto organe nga dëmet që shkaktojnë toksinat.

Gjithashtu ky lëng ndihmon organet edhe nga ndikimi që shkakton stresi dhe ankthi në organizëm.

Vetitë mjekësore të hudhrës, xhinxherit, panxharit të kuq dhe limonit ndimojnë në rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, veshkave dhe gjakut duke ndikuar në mirëfunksionimin e tyre.

Pastrimi i gjakut

Pastrimi i gjakut largon toksinat dhe radikalet e lira të cilat krijojnë probleme në trup, siç janë alergjitë, dhimbja e kokës, imuniteti i ulët dhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjaku i shëndetshëm ndikon në lehtësimin e funksionit të trupi duke transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

Lëngu magjik i Panxharit dhe Hudhrës

Përgatitja e këtij lëngu purifikues do t’iu ndihmojë të pastroni natyralisht gjakun nga toksinat, mëlçinë dhe veshkat.

Përbërësit

1 panxhar i kuq mesatar

2 thelpinj hudhra

1 mollë

Dy feta të holla xhinxher

Një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja

Kalojini të gjithë përbërësit në blender (shtrydhëse frutash).

Në fund, shtoni lëngun e limonit, nëse dëshironi edhe pak ujë dhe pijeni me stomak bosh.

Konsumojeni këtë lëng deri në 7 herë brenda gjithë javës dhe në këtë mënyrë gjaku, veshkat dhe mëlçia juaj do të pastrohen tërësisht nga toksinat.

Përfitimet shëndetësore të përbërësve

Hudhra – Përmirëson nivelin e presionit të gjakut dhe lehtëson punën e arterieve.

Panxhari – Pastrues i fuqishëm i gjakut, përmirëson qarkullimin e tij.

Xhinxher – Parandalon mpiksjen e gjakut.

Lëngu i Limonit – Përmban vitamina C dhe antioksidantë .

Mollët – Rregullojnë funksionimin e gjakut./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.