Lëngu i Misrave të Zier – Përse i Duhet Organizmit

3.6k 0

Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe përcjell shumë vlera shëndetsore.

Lëngu i misrit të zier është një alternativë e shëndetshme për të gjithë ata që janë në kërkim të diçkaje të re.

Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe përcjell shumë vlera shëndetsore, përfshirë këtu përmirësimin e sistemit imunitar dhe uljen e kolesterolit.

Misri është i pasur me hekur, ndaj automatikisht bëhet një zgjedhje e shkëlqyer për ata që vuajnë nga anemia.

Misri është natyralisht i ëmbël dhe përdoret në shumë receta.

Nëse dëshironi të përgatisni lëng të freskët misri, atëherë mund të shtrydhni kokrrat ose ta zieni atë të plotë. Lëngu i misrit mund të përzihet me qumësht ose lëngje të ngjashme.

Në gadishullin Korean, lëngun e misrit e përdorin si çaj. Çaji i kokrrave të misrit është shumë i mirë për hidratim sepse ka përmbajtje të lartë ujore.

Megjithatë, në këtë formë përfitoni sasi të kufizuara ushqyesish, karbohidratesh, vitaminë C dhe folat.

Përgatitja e çajit në dy mënyra 

Çaji përgatitet duke zier edhe mustaqet e misrit për të nxitur urinimin dhe stabilizuar sheqerin në gjak.

Çaji përgatitet në dy mënyra. Në të parën, përdoren misrat e pjekur dhe në të dytën përdoren mustaqet e thata ose të njoma të misrit. Në të dyja mënyrat, kokrrat e misrit ose mustaqet e tij zihen në ujë për 20-30 minuta.

Lëngu kullohet dhe më pas serviret si çaj. Ai mund të mbahet në frigorifer për një javë, por ka tendencën të prishet shpejt. Nëse lëngu turbullohet atëherë mos e konsumoni. Çaji i kokrrave të pjekura të misrit është shumë i mirë për të hidratuar trupin.

Ushqyesit në Çajin e Misrave  

Sasia e saktë e ushqyesve që do të përfitoni nga një filxhan çaji me misra të pjekur varet nga masa e ujit dhe kokrrat e përdorura por edhe koha e zierjes. Një pjesë e ushqyesve të misrit çlirohet në ujë.

Me një filxhan me misra të gjallë, plotësoni 14 përqind të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës C, nëse konsumoni një sasi prej 2000 kalorish në ditë.

Gjithashtu, në të njëjtën sasi misrash plotësohen 11 përqind të dozës ditore të vitaminës B-6 dhe 12 përqind të folatit.

Sipas të dhënave shkencore, pothuajse 35 përqind të folatit çlirohet në ujin e zier, ndaj në çaj do të gjeni 25 përqind të dozës së vitaminës C dhe 15 përqind të dozës së vitaminës B-6./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.