Lëngu i Kungullit – Kura Ideale Për Çdo Sëmundje

2k 0

Lëngu i kungullit është një pije me shumë vlera të mira shëndetësore.

Kungulli është fantastik në përgatitjen e byrekëve dhe ëmbëlsirave të ndryshme për shijen e mrekullueshme që ofron.

Por përtej shijes, lëngu i tij është fantastik në vlerat e shumëfishta që ofron për shëndetin e të gjitha organeve të trupit.

Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës D, por edhe minerale si bakri, hekuri dhe fosfori.

Lëngu përftohet duke shtrydhur kungullin e ëmbël dhe ka një shije shumë të mirë.

Ai mund të përdoret në receta nga më të ndryshmet si në kuzhinë ashtu edhe në industrinë farmaceutike.

Përgatitja e lëngut

Lajeni pjesën e jashtme të kungullit dhe qërojeni atë.

Hiqni farat dhe prijeni kungullin në copa të vogla të cilat më pas mund t’i shtrydhni.

Lëngun mund ta ëmbëlsoni me sheqer, mjaltë ose lëng molle.

Sipas preferencës, mund të shtoni edhe erëza si arrëmyshk, kanellë, xhenxhefil apo lëng limoni.

Lëngu i kungullit mund të serviret me akull për të shumëfishuar shijen e freskët të tij.

Lëngu i kungullit ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, flokët dhe lëkurën.

Vlerat shëndetësore të lëngut të kungullit 

Lëngu i kungullit përmban vitaminat B1, B2, B6, C, E dhe beta karoten.

Ai është i pasur me minerale si: kalium, fosfor, magnez, hekur, kripëra minerale dhe proteina.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gjysmë gote me lëng kungulli çdo ditë për të përfituar vlerat e mëposhtme.

Mëlçia dhe Veshkat 

Lëngu i kungullit i bën mirë veshkave dhe mëlçisë.

Ata që vuajnë nga gurët në veshka mund të ndihen më mirë duke pirë një gjysëm gote me lëng kungulli tre herë në ditë për 10 ditë.

Arterioskleroza 

Pija e portokalltë ka efekt pastrues për arteriet.

Ajo pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Përmbajtja e lartë e antioksidantëve parandalon forcimin e arterieve.

Sistemi tretës 

Lëngu i kungullit është mirëbërës për të gjithë sistemin tretës.

Ai kuron konstipacionin dhe diarenë në të njëjtën kohë.

Veshkat dhe urinimi

Lëngu i kungullit është efikas në kurimin e ulçerës.

Ai mundëson funksionin normal të veshkave dhe sistemit urinar.

Kundër pagjumësisë

Lëngu i kungullit ka efekt qetësues dhe është efikas kundër pagjumësisë.

Pacientët që vuajnë nga mungesa e gjumit duhet të pinë një gotë me lëng kungulli me mjaltë në ditë.

Tensioni i gjakut dhe kolesteroli

Lëngu i kungullit minimizon rrezikun e tensionit të lartë të gjakut.

Ai përmban pektinë që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Efekt freskues

Lëngu i kungullit me mjaltin kanë efekt freskues dhe janë efikasë në uljen e temperaturës së trupit.

Kundër të vjellave

Lëngu i kungullit është efikas kundër të përzierave dhe të vjellave të mëngjesit tek gratë shtatzënë.

Hepatiti A dhe Mëlçia 

Njerëzit që vuajnë nga hepatitis A duhet të pinë lëng kungulli në mënyrë të rregullt.

Substancat biologjike tek ky lëng ndihmojnë në riaktivizimin e funksionit të mëlçisë.

Imuniteti

Vitamina C dhe mineralet forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë trupin nga sëmundjet.

Lëkurë e shëndetshme

Lëngu i freskët i kungullit është një burim i shkëlqyer i vitaminave C, E dhe beta karotenit që e mban lëkurën të bukur dhe plot shëndet.

Kundër të djegurave dhe inflamacionit

Lëngu i kungullit është efikas kundër të djegurave, pickimeve dhe inflamacionit.

Ai përmban antioksidantë dhe zink, ndaj rekomandohet si një lëng i mirë shërues.

Kundër rrudhave

Lëngu i kungullit është efikas kundër rrudhave dhe për hidratimin e lëkurës. Ai përdoret gjërësisht duke u kombinuar me mjaltin, kosin, lëngun e limonit dhe vajin esencial me vitaminë E për tipe të ndryshme lëkure.

Rritja e flokëve

Lëngu i kungullit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A që është thelbësore për shëndetin e skalpit të kokës.

Kaliumi që gjendet tek ky lëng ndihmon flokët të rriten mirë.

Për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Lëngu i kungullit është efikas për ushqimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar.

Me këtë lëng ju mund të përgatisni kurën e mëposhtme

Përbërësit:

2 filxhanë me copa kungulli

1 lugë gjelle me mjaltë

1 lugë gjelle me kos

1 lugë gjelle me vaj arrë kokosi

Përgatitja:

Përzieni kosin dhe kungullin në një mikser.

Pasi të keni krijuar një masë të ngjashme me purenë shtoni vajin e arrës së kokosit dhe mjaltin.

Vendoseni maskën mbi flokë dhe mbulojeni kokën me një qese plastike.

Shpërlajeni flokun pas 15 minutash dhe më pas lajeni si zakonisht me shampo dhe zbutës.

Kujdes

Përpara se të konsumoni lëngun e kungullit, sigurohuni që nuk jeni alergjikë. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.