A Mund Të Ndihmojë Regjimi Ushqimor Me Problemet E Prostatës Së Zmadhuar?

622 0

Rreziku për të pasur një prostate të zmadhuar ose ndryshe hiperplazi beninje e prostatës (HBP), rritet me moshën.

Deri në moshën 50 vjeç, gjysma e burrave do të shfaqin shenja të HBP. Por nëse bëni disa ndryshime të shëndetshme në regjimin tuaj ushqimor dhe e shoqëroni këtë me të ushtruarit në mënyrë të rregullt, atëhere kjo mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat e prostatës së zmadhuar.

Edhe pse nuk ka asnjë kurë çudibërëse, studimet sugjerojnë që këto masa mund të zvogëlojnë simptomat e HBP.

Disa masa paraprake janë:

– Të shmangni lëngjet disa orë para gjumit ose para se të dilni.

– Të kufizoni kafeinën dhe alkoolin, pasi këto mund të stimulojnë dëshirën për të urinuar.

– Të konsumoni sa më pak yndyrë.

– Të konsumoni sa më shumë perime çdo ditë.

– Të konsumoni fruta çdo ditë dhe sigurohuni që të përfshini edhe frutat e thata.

– Të kryeni aktivitet fizik të moderuar në shumicën e ditëve të javës.

– Të mbani një peshë të shëndetshme.

Roli i proteinave dhe lidhja me prostatën e zmadhuar është i paqartë. Disa studime të cilave AgroWeb.org i referohet, zbuluan një rrezik në rritje tek burrat që hanin më shumë mish të kuq. Por studime të tjera zbuluan një rrezik më të ulët tek burrat që konsumonin më shumë proteina, veçanërisht marrjen e proteinave të formave më të lehta si përshembull proteinave që gjenden tek peshku.

Gjithashtu studime mbi suplementet dhe terapitë bimore kanë pasur rezultate të ndryshme. Si gjimthonë, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni suplemente.

Në fund të fundit, zakonet e shëndetshme të tilla si të qënurit aktivë, ruajtja e peshës ideale, konsumi i rregullt i perimeve dhe i frutave mund të ndihmojnë me prostatën, si edhe mund të ulin rrezikun e mosfunksionimit erektil, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës./AgroWeb.org