Ngjalat e Egra Shqiptare, Fantastike në Vlera

2.4k 0

Ngjalat mbipopullojnë lumenjtë, liqenet, lagunat dhe bregdetin shqiptar. Përveç shijes dhe aromës karakteristike, ngjalat vijnë të shoqëruara me një sërë përfitimesh shëndetsore.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngjalat zhvillojnë trurin, përmirësojnë shikimin dhe funksionet e sistemit nervor.

Ngjalat janë të pasura me acidet yndyrore Omega 3 ndaj ofrojnë të gjitha përfitimet që vijnë nga peshq të tjerë siç janë salmoni apo skumbria.

Ato përmbajnë kalcium, magnez, fosfor, kalium, sodium, mangan, zink, hekur dhe selenium. Ky i fundit njihet si minerali i mirëqenies sepse i bën mirë trurit dhe humorit.

Për më tepër, ngjalat janë një burim i mirë vitaminash A dhe B12 dhe proteinave.

Ato nuk përmbajnë karbohidrate por plot 18 amino acide dhe vitaminat A, C, E, B, B1, B2, B3, B6, folat, B5, B12 dhe kolinë.

Kjo nënkupton që ngjalat janë të mira për zemrën, mbrojnë sistemin qendror nervor, përmirësojnë shikimin, flokët dhe rigjallërojnë lëkurën.

Shëndeti i lëkurës

Vitamina A ndihmon në eliminimin e toksinave dhe radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën. Ngjalat zbusin dhe ushqejnë lëkurën, duke parandaluar tharjen e saj dhe probleme si psoriaza.

Formimi i ADN-së

Vitamina B është thelbësore për formimin e ADN-së dhe ndarjen e qelizave. Pamjaftueshmëria e vitaminës B12 është një nga shkaktarët që çojnë në shfaqjen e anemisë në organizëm.

Rigjenerimi i qelizave

Rigjenerimi i qelizave dhe indet është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Qelizat e lëkurës, sistemit tretës dhe gjakut shuhen në një javë. Qelizat e reja duhet të zëvëndësojnë ato të vjetrat dhe për këtë kanë nevojë për proteinë.

Shëndeti i kockave

Fosfori është thelbësor për procesin e rritjes dhe mirëmbajtjes së kockave dhe dhëmbëve. Ky mineral promovon shëndetin e dhëmbëve por edhe enamelit që është substanca më e fortë në organizëm. Fosfori është i nevojshëm për problemet që kanë të bëjnë me kockat dhe dendësinë e mineraleve në organizëm. Studimet thonë se fosfori ka lidhje me shëndetin e zemrës.

Përmirëson tretjen

Vitamina B ndihmon funksionet e sistemit tretës, nervave, oreksit dhe shkëlqimit të lëkurës.

Aftësitë mendore

Studimet shkencore kanë treguar se zinku ka një ndikim pozitiv në shëndetin mendor. Së bashku me vitaminën B6, ai stimulon funksionet e transmetuesve nervorë. Për më tepër, zinku mirëmban shëndetin e organizmit dhe përshpejton shërimin.

Sëmundja e Alzaimerit

Thiamina që gjendet tek ngjalat, ngadalëson shfaqjen e sëmundjes së Alzaimerit. Dozat prej 100 mg të vitaminës B1 në formën e suplementit janë efikase tek pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Hemoglobina

Hekuri është thelbësor për formimin e hemoglobinës dhe i jep gjakut një nuancë të errët. Ai ndihmon në transportimin e oksigjenit në organizëm. Ky i fundit ka nevojë për hemoglobinë shtesë sidomos në rastet e lëndimeve apo plagosjeve të jashtme.

Goditjet në tru

Kaliumi është thelbësor për funksionet e trurit. Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në tru dhe stimulon aktivitetin e nervave. Kaliumi parandalon goditjet në tru dhe shërben si qetësues për enët e gjakut duke lehtësuar qarkullimin e tij.

Konstipacioni

Magnezi ndihmon kundër konstipacionit sepse qetëson muskujt e brendshëm dhe lëvizjet e zorrëve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.