Si të Përdorni Sodën e Bukës për Flokë të Gjatë e të Shëndetshëm

813 0

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme.

Ekspertët këshillojnë aplikimin e produkteve natyrale për të mirëmbajtur dhe ushqyer flokun.

Soda e bukës është një produkt që gjen përdorime të pafundme, nga pastrimi e deri tek shëndeti i organizmit.

Ky produkt gjithsesi mund të përdoret edhe për shëndetin e flokëve duke i nxitur ato që të rriten më shpejt.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë që të përdorni këtë produkt për efekt të menjëhershëm.

Si Ta Përgatisni Trajtimin e Flokëve me Sodë Buke: 

Përbërësit:

1 lugë gjelle me sodë buke

3 lugë gjelle me ujë

1 lugë gjelle me uthull molle

4 lugë gjelle me ujë

Përgatitja:

Përzjejini të dy përbërësit e parë ( 1 lugë gjelle sodë dhe 3 lugë gjelle sodë) derisa të formoni një pastë të njëtrajtshme.

Vendoseni në flokë të lagur nga rrënjët deri tek majat, dhe lëreni për disa momente.

Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe të freskët.

Pasi të keni bërë këtë hap përzieni uthullën e mollës me ujin dhe përdoreni për të shpëlarë në fund folkët tuaj për më shumë shkëlqim.

Vlera e Sodës së Bukës për Shëndetin e Flokëve

Soda e bukës ofron përfitime të larmishme për flokët.

Së pari, soda e bukës e pastron atë dhe i jep shkëlqim.

Së dyti , ajo e bën flokun më të fortë dhe stimulon rritjen e tij.

Soda e bukës, rigjeneron flokët e dëmtuar duke i bërë ato më të shëndetshëm dhe plot jetë.

Për më tepër, soda e  bukës nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, ndonëse përpara përdorimit, duhet të këshilloheni e të siguroheni që nuk janë alergjikë ndaj saj.

Uthulla e mollës nga ana tjetër është një produkt natyral i shkëlqyer për shëndetin e flokut.

Ajo përmirëson shkëlqimin natyral dhe u jep flokëve një paraqitje të shëndetshme sepse ka efekt pastrues nga mbetjet e ndryshme që akumulohen në rrënjë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.