Përgatisni në Shtëpi Kremin Natyral Kundër Strijave

667 0

Strijat në lëkurë mund te jenë një problem i kujdo, por që më së shumti prek gratë.

Ato shfaqen kur lëkura zgjerohet dhe ngushtohet në periudha të caktuara të jetës.

Pra sa herë sa shtoni apo humbisni në peshë në kilogramë të shumtë.

Megjithëse problemi i shfaqjes së tyre lidhet me pjesën estetike jo aq sa me atë shëndetësore, nevoja për të pasur një mënyrë kurimi për strijat egziston.

Në këtë artikull nga AgroWeb ju tregojmë një mënyrë natyrale e të lehtë që do të ndihmojë në reduktimin gradual të sttijave tuaja.

Sekreti qëndron tek vitamina E e cila bën mrekulli në rigjenerimin dhe hidratimin e lëkurës.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë si të përgatisni kremin natyral me këtë votaminë për të reduktuar strijat tuaja.

Përbërësit

2 lugë gjelle gjalpë shea

1 lugë gjelle vaj kokosi

1 kapsulë vitaminë E

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij kremi, AgroWe ju këshillon që të përgatisni dy tenxhere të vogla për të realizuar banjomarinë.

Pra në një tenxhere të madhe hidhni ujë deri afër gjysmës dhe sipër vendosni në tenxhere më të vogël në mënyrë që të lundrojë mbi ujë.

Lërini në zjarr të ulët dhe hidhni si fillim të shkrijë gjalpi shea, duke përzier shtoni edhe vajin e kokosit dhe lërini derisa të formohet një masë e ujshme.

Në këtë moment ndani përgjysmë kapsulën me vitaminë E dhe hidheni tek tenxherja duke përzier për disa sekonda.

Hiqeni më pas atë nga zjarri kur masa të jetë plotësisht e lëngëshme dhe vendoseni në një enë apo kavanoz hermetik ku doni ta ruani kremin dhe lëreni të ftohet.

Sipas dëshirës mund ta ruani edhe në frigorifer.

Si ta përdorni

Pasi e gjithë masa të jetë ftohur dhe të ketë marrë formën e një kremi lyeni me të pjesët ku keni probleme me strijat.

Këtë mund ta beni me lëvizje rrethore si me çdo krem normal dhe nuk ka nevojë ta shpëlani më pas.

Aplikojeni kremin nje ose dy herë në ditë sipas dëshirës dhe nevojave tuaja./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.