Produktet me Krom – Pse i Duhen Patjetër Organizmit

1.5k 0

Të gjithë e kanë një moment kur dëshira për një lloj ushqimi të ëmbël kapërcen kufinjtë dhe transformohet në fiksim.

E ndërsa fiksimet janë të rrezikshme, nepsi është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave, trupi ynë na dërgon sinjale për të na treguar se për çfarë ka nevojë.

Shkencëtarët thonë që kur të shkon mendja për diçka të ëmbël atëherë ke nevojë për krom.

E vërteta është që teksa konsumon ushqim, niveli i sheqerit në gjak rritet bashkë me insulinën. Karbohidratet do të vërshojnë në qarkullimin e gjakut dhe do të shkaktojnë një mungesë balance me sheqerin në gjak.

Trupi do të çlirojë më shumë insulinë për t’u përballur me rritjen e beftë të sheqerit në gjak.

Sapo gjërat të fillojnë e të balancohen, niveli i sheqerit në gjak do të ulet, por duke qenë se trupi ka çliruar shumë insulinë, të lind dëshira për diçka të ëmbël.

Thënë shkurt: sa më shumë ëmbëlsira të hash, aq më shumë do të kërkosh.

Për të rregulluar situatën, duhet të gjesh shpëtim tek Kromi, një mineral i çmuar që barazpeshon nivelin e insulinës në gjak dhe të mban larg çmendurive të ëmbla!

Kromi duhet të futet në dietën e gjithësecilit për të garantuar dozat e nevojshme të proteinave, karbohidrateve dhe për shpërbërjen e yndyrnave dhe sheqernave.

Mungesa e tij mund të dëmtojë cilësinë e jetesës në mënyrë të ndjeshme.

Roli i kromit në trup

Kromi është një mineral që trupi ynë e përdor në sasi të vogla për funksione të rëndësishme si më poshtë:

– Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak
– Ndihmon metabolizmin
– Mban nën kontroll nepsin për ushqime;
– Parandalon tensionin e lartë të gjakut;
– Ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme për trupin dhe ul kolesterolin

Simptomat e mungesës së kromit

Problemi me kromin përveç faktit që njerëzit kanë nevojë për sasi të vogla është që shpesh simptomat e mungesës së këtij minerali ngatërrohen me simptoma të sëmundjeve të tjera.

Ndaj është e këshillueshme që secili prej nesh të kryejë vizita të rregullta tek mjeku, dhe të kujdesen për marrjen e të gjithë elementëve të rëndësishëm ushqyes.

Mungesa e kromit shoqërohet me lodhje, ankth, rritje të nivelit të kolesterolit, zgjatje të kohës së shërimit të një plage.

Mungesa e kromit mund t’i ngjajë edhe diabetit sa i përket simptomave.

Ushqimet e pasura me Krom

• Brokoli
• Elbi
• Tërshëra
• Bishtajoret
• Patatet
• Domatet
• Piperi i Zi
• Sallata jeshile

Në tabelën e vlerave ushqimore dhe shëndetësore të të gjithë frutave dhe perimeve, brokoli renditet i pari për nga sasia e kromit që përmban.

Brokoli përmban pothuajse gjysmën e dozës ditore të nevojshme të kromit. Domatet, bishtajat dhe sallata jeshile gjithashtu renditen si perime të pasura me krom.

Drithërat siç janë tërshëra dhe elbi janë gjithashtu burime të mira mtë kromit, bashkë me frutat si mollët dhe bananet.

Mishi i pulës, orizi i kafenjtë, vezët dhe qumështi i lopës janë gjithashtu produkte shumë të pasura me krom.

Nga rradhët e erëzave veçojmë piperin e zi. Kromi gjendet në sasi të ulëta edhe tek lëngu i rrushit, lëngu i portokallit, vera e kuqe, hudhra, etj

Doza e rekomanduar ditore

Duke qenë se sasia e kromit në ushqim është relativisht e ulët, shkencëtarët janë munduar shumë të gjejnë dozën e mjaftueshme ditore të kromit në ushqim.

Konsumi i rekomanduar ditor i kromit nëpërmjet ushqimeve është 21 deri në 25 mikrogramë për femrat mbi 9 vjeç dhe 25-35 mikrogramë për meshkujt.

Konsumi i rekomanduar ditor i kromit nëpërmjet suplementeve është 200-300 mikrogramë.

Në përgjithësi parandalimi i sëmundjeve kërkon një dietë të larmishme ushqimesh dhe jo përqendrim tek një element i specifik ushqimor i cili i vetëm mund të shkaktojë më shumë dëm se të bëjë mirë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.