Pse Fleksibiliteti Përkeqësohet Me Kalimin E Moshës – Çfarë Mund Të Bëni?

447 0

Lëvizshmëria është një nga çelësat për një jetesë të mirë.

Kjo sepse ju mund të ngriheni, të lëvizni dhe të bëni gjithçka që dëshironi pa ndierë dhimbje.

Por me kalimin e viteve ndodh që lëvizshmëria dhe fleksibiliteti i gjymtyrëve të përkeqsohet.

Për fat të mirë kjo është diçka mbi të cilën keni më shumë kontroll sesa mendoni.

AgroWeb.org ju njeh me shkaqet pse kjo ndodh dhe se çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar.

Pse fleksibiliteti përkeqësohet me moshën?

Humbja e fleksibilitetit është pjesë e plakjes dhe një pasojë e natyrshme e shpërbërjes së kolagjenit.

Kjo e bën të vështirë për nyjet të kryejnë gamën e tyre të plotë të lëvizjeve.

Përveç kësaj, me kalimin e moshës, disa probleme shëndetsore si hipertensioni, sëmundjet e zemrës, diabeti, artriti reumatoid dhe osteoartriti, shoqërohen me humbje të fleksibilitetit.

Humbja e masës muskulore në lidhje me moshën mund të jetë gjithashtu një shkaktar tjetër.

Por arsyeja kryesore pse kjo ndodh me kalimin e moshës është për shkak të zakoneve tuaja.

Nëse nuk jeni fizikisht aktiv, ju nuk po i kushtëzoni nyjet tuaja që të lëvizin aq sa duhet.

Si të përmirësoni fleksibilitetin me kalimin e moshës?

Qëndroni aktiv

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërit të bëni një stërvitje me intensitet të lartë.

Një nga ushtrimet më të thjeshta dhe më të mira që mund të bëni është ecja.

Filloni nga pak derisa të arrini të ecni 30 minuta në ditë.

Kombinoni aktivitetet

Nëse bëni vetëm një lloj aktiviteti do të lëvizni nyjet në një pozicion të vetëm.

Një kombinim i aktiviteteve si trajnimi i forcës, çiklizmi, vrapimi dhe joga do të lëvizin nyjet tuaja në të gjitha mënyrat e mundshme.

Bëni pushime të shpeshta

Nëse keni një punë ku kaloni orë të gjata duke qëndruar ulur, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kryeni pushime të shpeshta.

Qëndroni në këmbë ose ecni një herë në orë për pesë minuta.

Sa më herët ta filloni këtë zakon aq më mirë dhe kurrë nuk është vonë.

Shtriqni muskujt

Shtriqja e muskujve të ndryshëm të trupit është një mundësi e shkëlqyer për t’u stërvitur.

Për shembull, joga është nja nga llojet e stërvitjes që mund të ndiqni për të ruajtur fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë e turpit tuaj.

Ushtrime të tilla duhet të synojnë shpatullat, shtyllën kurrizore dhe ijet./AgroWeb.org