“Sëmundja e të Ulurit” Dëmton më Shumë se Duahni

563 0

Ti që po lexon këtë artikull besoj ndihesh shumë mirë aty ku je ulur. Të pëlqen rehati apo jo? Epo çohu shpejt, sepse duke qëndruar ulur po shkatërron shëndetin tënd.

Lajmin mund ta lexosh edhe në këmbë. Pothuaj çdo javë, studimet nxjerrin në pah rreziqet që vijnë nga qëndrimi ulur.

Sipas këtyre studimeve, njerëzit në perëndim po vdesin ngadalë nga ajo që njihet si “sëmundja e të ulurit”.

Statistikat tregojnë që karriget po dëmtojnë më shumë njerëz sesa duhani.

Marrim rastin e diabetit. Një grup shkencëtarësh analizoi nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies së një ushqimi dhe më pas krahasuan të dhënat me atë çfarë ndodhte pasi njerëzit lëviznin ose qëndronin ulur dhe shtrirë.

Rezultatet ishin të frikshme. Nëse një njeri rri ulur pas ngrënies, niveli i sheqerit në gjak rrinte tejet i lartë për 2 orë.

Nëse ata ecnin për 15 minuta pas ngrënies, niveli i sheqerit në gjak përgjysmohej.

Me pak fjalë, ti mund të ulësh rrezikun e diabetit, thjesht duke bërë një ecje të shkurtër pas vaktit.

Ekspertët e shpjegojnë kështu atë çfarë ndodh në gjak kur ne rrimë ulur. “Sheqeri derdhet në gjak ashtu si nafta në oqean.

Ja përse një e treta e njerëzimit ka nivele të larta të sheqerit në gjak dhe ja përse një në 10 të rritur është me diabet” shpjegojnë studiuesit.

Mjeku amerikan Mark Hamilton arriti në konkluzionin që ata që rrinë ulur kanë një nivel të lartë të triglicerideve, një prej përbërësve të kolesterolit të keq.

Ai paralajmëroi se nëse njerëzit qëndrojnë ulur për disa orë në ditë kanë një nivel të lartë të triglicerideve që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimit të arterieve.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar gjithashtu që sa më shumë të rrish ulur aq më të larta janë shanset që të pësosh një atak në zemër.

Studiuesit gjermanë tregojnë se të qëndruarit ulur për shumë kohë zbut skeletin, deformon kockat, shkakton depresion, dhimbje shpine, tension të lartë dhe mbipeshë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë e bën edhe trurin të performojë më ngadalë.

A e ke vënë re që ndërsa je duke punuar, krejt papritur ke nevojë të futesh në internet dhe të shikosh gjëra të tjera?

Kjo ndodh sepse mungesa e aktivitetit fizik e bën mendjen të dobët. Jeta jonë është nga shtrati në makinë, nga divani në karrige dhe si alkolistët që nuk heqin dorë nga alkoli, të shumtë janë ata që kalojnë më orë të tëra të ulur apo të shtrirë.

Sediljet gjithandej janë bërë më të rehatshme, më të buta, gjithçka për të na ushqyer varësinë ndaj të ulurit.

Sot, një i rritur rri ulur të paktën 13 orë në ditë, fle 8 orë dhe praktikisht ka vetëm tre orë për të lëvizur.

Trupi ynë ama nuk është formuar për këtë stil jetese. Për mijëra vjet me rradhë, njerëzit kalonin ditën e tyre duke ndenjur në këmbë, duke vrapuar, ecur shpejt e kërcyer.

Njerëzit uleshin rrallë, për një pushim të shkurtër ose për të fjetur. Tani njerëzit janë bërë përtacë, dembelë të dashuruar pas divanit, kolltukut.

Mënyra më e mirë për të bërë ndryshimin është të fikësh televizorin, të zbresësh shkallët e të ecësh.

Me ecjen mund të arrish të djegësh plot 2000 kalori në ditë.

E rëndësishme është të stimulosh trurin. Sipas shkencëtarëve truri i njerëzve që kanë tendencën të jenë mbipeshë nuk u përgjigjet mirë sinjaleve për lëvizje ose ecje.

Por si muskul që është edhe truri do të mësohet më ritmin e ri të ecjes nga pak çdo ditë.

Duhen vetëm tre javë që truri t’i përgjigjet mirë sinjaleve të trupit për ecje dhe aktivitet. Që do të thotë se ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj në më pak se një muaj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.