Qumështi i Hudhrës – Kura e Duhur Kundër Dhimbjes së Mesit

3.9k 0

Statistikat tregojnë se një në dhjetë persona në botë vuajnë nga forma të ndryshme të dhimbjes së mesit.

Një prej dhimbjeve më të përhapura është ajo e nervit shiatik që zakonisht trajtohet me medikamente të ndryshme farmaceutike.

Këto medikamente në shumë raste janë jo vetëm të dëmshme për organizmin por edhe jo efikase.

Dhimbjet e mesit dhe ajo e nervit shiatik mund të trajtohen nëpërmjet shumë kurave natyrale.

Një prej tyre është qumështi i hudhrës.

Hudhra njihet si një prej antibiotikëve më të fortë natyralë.

Ajo forcon sistemin imunitar, lufton inflamacionin, ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Kombinimi i saj me qumështin ofron një kurë natyrale tepër të mirë kundër dhimbjeve të mesit.

Kjo kurë, është e pasur me proteina, kalçium dhe vitaminën B12.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se kombinimi i qumështit me hudhrën është kthyer në një alternativë shumë të mirë natyrale ndaj medikamenteve kundër dhimbjes apo edhe ndërhyrjes kirurgjikale në shpinë.

Kura e mëposhtme është shumë e lashtë dhe është përdorur me efikasitet kundër një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e mesit.

Si Të Përgatisni Qumështin e Hudhrës Në Kushtet e Shtëpisë

Përbërësit:

4 thelbinj hudhër të shtypur,

250 ml qumësht,

Mjaltë

Përgatitja:

Hidheni qumështin në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe përziejini në qumësht deri sa ai të marrë valë.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni qumështin të ftohet.

Përziejeni me mjaltë dhe pijeni menjëherë.

Kjo kurë duhet përsëritur çdo ditë për të zbutur dhimbjet e nervit shiatik dhe ato të mesit.

Kjo kurë është efikase edhe për shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Qumështi i hudhrës do të forcojë imunitetin, përmirësojë qarkullimin e gjakut, pastrojë organizmin dhe përmirësojë tretjen.

Kura në fjalë përmirëson shëndetin e zemrës, zbut dhimbjet e artritit dhe trajton pagjumësinë.

Qumështi me hudhër është një kurë natyrale kundër verdhëzës, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe kollës. /AgroWeb.org