Receta Unike e Reçelit të Specave – Shije Krejt e Veçantë

1.3k 0

Kjo është receta e shijshme, plot delikatesë e aromë që mahnit këdo me shijen unike të përftuar përmes Reçelit të Specave

Specat e kuq i japin gatimeve të çdo stine, jo vetëm ngjyrë por edhe shije dhe aromë.

Megjithëse e padëgjuar në traditën e hershme dhe popullore shqiptare të përgatitjes së reçelit, ai i specit të kuq është krejtësisht unik.

Me një teksturë të plotë në shije, delikat dhe aromë ndjellës, reçeli i specit të kuq është ndër më fantastikët që do pasurojë me patjetër  recetat e ëmbëlsirave që përgatisin amvisat shqiptare.

Në formën e tyre të përqendruar siç është edhe reçeli, specat e kuq kombinohen mjaft mirë me djathërat, por mund të konsumohen edhe veçmas mbi një fetë me bukë të thekur.

Reçeli i specave të kuq është ideal për këtë stinë. Receta që sugjeron AgroWeb.org do ju ndihmojë të jeni krijues dhe të talentuar në kuzhinë.

Specat e kuq priten në copa, gatuhen me sheqer, me uthull vere dhe pak gjalpë.

Rezultati është një reçel për të lëpirë gishtat, por edhe unik në vlera dhe shije.

Reçeli mund të ruhet në një kavanoz në frigorifer për deri një muaj. Për më tepër, atë mund ta ruani edhe në ngrirje për më shumë se tre muaj.

Si ta përgatisim këtë recetë krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

  • 2 speca të mëdhenj të kuq, me fara dhe të prerë në copa
  • 1 lugë çaji me fara të specave djegës, nëse ju pëlqejnë recetat pikante
  • 1 gotë e çerek me sheqer
  • 3 lugë çaji me limon
  • Gjysëm gote me uthull të bardhë
  • 1 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
  • Gjysëm luge çaji me kripë

Udhëzimet e përgatitjes 

1. Pastrojini specat nga farat. Merrni një pjatë të vogël dhe vendoseni në grirje.

2. Në mikser hidhni specat e kuq dhe farat djegëse (nëse ju pëlqejnë gatimet pikante) deri sa të grihen hollë.

Në një enë të vogël përzieni mirë katër lugë gjelle me sheqer dhe lëngun e limonit.

3. Në një tenxhere të përmasave mesatare, përzieni së bashku sheqerin e mbetur, uthullën, gjalpin, kripën dhe masën e specave të grirë në mikser.

Lërini të ziejnë në temperaturë të lartë për rreth pesë minuta.

Përziejeni herë pas here.

Ngadalë shtoni masën e sheqerit dhe lëngun e limonit duke e përzierë me specat në tenxhere në mënyrë të vazhdueshme që të mos ngjitet në pjesën e fundit të enës. Lëreni të ziejë deri sa reçeli të trashet për rreth 2 minuta.

4. Lëreni recelin të ftohet plotësisht. Hidheni atë në kavanozë dhe ruajeni në frigorfier për deri një muaj ose në ngrirje për deri në 3 muaj.

Reçelin mund ta ruani sipas preferencës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.