Si Ndikon Stomaku Tek Shëndeti i Lëkurës – Faktet Nga Mjekët

367 0

Stomaku njihet rëndom si ‘truri i dytë’ i njeriut.

Mikrobioma e stomakut e cila përbëhet nga jo më pak se 100 trilionë baktere ka një ndikim të fortë jo vetëm tek shëndeti i lëkurës, por edhe tek hormonet, energjia dhe cilësia e gjumit.

Stomaku ka sistemin e vet nervor që njihet si Sistemi Nervor Enterik, qëllimi i të cilit është jo vetëm të rregullojë tretjen por edhe të ruajë lidhjet me trurin.

Nëse stomaku është shëndetligë, atëherë ndikimi është i menjëhershëm në tru.

Kujdesu Për Stomakun Që Të Jesh Më Pak I Stresuar

Nëse stomaku ynë është i shëndetshëm, atëherë cilësia e gjumit është e mirë.

Një gjë e tillë është e lidhur fort me aftësitë tona për të përballuar dhe luftuar stresin.

Në momentin kur stomaku nuk është në gjendje të mirë, nxitet inflamacioni i cili rrezikon të gjithë organizmin por edhe trurin.

Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë që nëse duam të flemë mirë, të jemi më pak të stresuar dhe me humor duhet të kemi shumë kujdes me shëndetin e stomakut.

Probiotikët

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale.

Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm.

Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Probiotikët mund të merren në formën e suplementëve dhe sasia e tyre mund të këshillohet nga mjekët në varësi të nevojave të organizmit.

Vecc probiotikëve, njeriu mund të kujdeset për shëndetin e organizmit duke u ushqyer shëndetshëm, duke kryer aktivitet fizik e duke pirë shumë ujë. /AgroWeb.org