Si Të Përdorni Qepën Për Uljen E Sheqerit Në Gjak

982 0

Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak kërkon konsumin e perimeve që përmbajnë pak niseshte, kalori dhe karbohidrate.

Qepa është një prej perimeve që plotëson këto kushte dhe rrjedhimisht mirëmban nivelet e sheqerit në gjak.

Roli i Qepëve Kundër Nivelit të Lartë të Sheqerit në Gjak

Qepët janë një burim shumë i mirë ushqyesish të nevojshëm për organizmin.

Bëhet fjalë për fibrën, vitaminat e kompleksit B dhe antioksidantët.

Një filxhan çaji me qepë të grira ofron 46 kalori, 10 gramë karbohidrate, 2 gramë fibër dhe 1 gramë proteinë.

Ky racion plotëson 14% të nevojës ditore për vitaminë C, 7 përqind të dozës ditore të manganit dhe vitaminës B6 dhe 5% të folatit.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se qepët janë të rekomandueshme për diabetikët.

Sulfuri që gjendet tek qepët ka efekt të jashtëzakonshëm në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Sa Duhet Të Jenë Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët thonë se nivelet e sheqerit në gjak konsiderohen normale kur ato janë më pak se 100 mg/dl kur njeriu nuk ka ngrënë për të paktën 8 orë.

Pas ushqyerjes këto nivele duhet të qëndrojnë tek më poshtë se 140 mg/dl.

Gjatë ditës, nivelet e sheqerit ulen sidomos përpara vakteve duke arritur në 60, 70 dhe 90 mg/dl.

Më Shumë Qepë Rregullisht

Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e rregullt të qepëve në regjimin tuaaj ushqimor.

Ato mund t’i përfshini në sallata, gatime me ose p mish ose t’i kavërdisni lehtë dhe t’i përfshini në salca të ndryshme.

Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon ngrënien e tre deri në pesë racione me perime pa niseshte në ditë.

Megjithatë, në rastin e qepëve nuk duhet ta teproni shumë sepse gjithësesi qepët rrisin nivelin e karbohidrateve.

Për shembull, dy filxhanë çaji me qepë të grirë ofrojnë 20 gramë karbohidrate./AgroWeb.org