Si Të Përkujdeseni Për Këmbët Në Stinën E Ftohtë Të Dimrit

733 0

Dimri është i ashpër, veçanërisht për këmbët dhe thembrat që plasariten më shpejt.

Përkujdesja për këmbët në ditët e ftohta është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj.

Në AgroWeb.org do të mësoni hapat bazë të përkujdesjes për këmbët tuaja, sidomos pas një dite të lodhshme e të ftohtë.

Si Të Përkujdeseni Për Këmbët Në Stinën e Ftohtë Të Dimrit

Pasi të keni mbërritur në shtëpi, hiqni këpucët dhe çorapet dhe lani këmbët.

Pasi t’i keni larë mirë me ujë dhe sapun, fërkoni thembrat me gurin kundër plasaritjeve dhe kallove.

Dilni nga dushi dhe  rehatohuni për një trajtim të shëndetshëm për këmbët tuaja.

Në fillim, lagni dy peshqirë me ujë të ftohtë dhe mbani këmbët të mbështjella për rreth 45 sekonda.

Gjatë kësaj kohe, bëjuni këmbëve pak masazh, të cilin duhet ta vazhdoni edhe pas heqjes së peshqirëve, kësaj here duke përdorur krem zbutës.

Fërkoni gishtat, shputën dhe thembrat me kremin zbutës duke mos u kursyer me të.

Për një ushqyerje dhe zbutje afatgjatë, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë përdorimin e një shtrese të bollshme kremi në të gjithë këmbën dhe më pas veshjen e corrapeve.

Çorapet mund t’i mbani gjatë gjithë natës.

Të nesërmen përpara se të niseni për në punë, lyejini këmbët sërish me kremin përkatës, vishni çorapet dhe do të vëreni që këmbët nuk rëndojnë dhe janë më të buta.

Si Të Eliminoni Kallot Me Kura Natyrale

Kallot mund të zhduken lehtë me kurën e duhur.

AgroWeb.org ju sjell disa prej tyre në artikullin e mëposhtëm.

Vaj kastori dhe uthull molle

Mbushni një legen me ujë ku keni hedhur pak shampoo trupi.

Shtoni një filxhan me uthull molle dhe më pas zhytini këmbët në ujë për të paktën 15 minuta.

Kallot mund të zbuten ndjeshëm dhe më pas mund t’i fërkoni me vaj kastori.

Lëkurat do të largohen dhe zbuten pas një trajtimi të tillë 10 ditor.

Kapsulat e Vitaminës E ose A

Merrni kapsula me vitaminat A ose E dhe fërkojini kallot me të përpara se të bini për të fjetur.

Vishni çorape pambuku dhe flini gjumë.

Përsëriteni çdo natë deri sa xhunga të jetë zhdukur.

Limoni

Përpara se të shtriheni për të fjetur, prini lëkurën e limonit dhe vendoseni mbi kallot e vogla që formohen në gishta.

Mbështilleni me një napë dhe vishni çorape të bardha.

Përsëriteni çdo natë deri sa kalloja të ikë.

Qepa

Merrni një fetë qepë dhe futeni në një enë qelqi.

Mbulojeni me uthull molle dhe enën vendoseni në një vend të ngrohtë.

Më pas në mbrëmje, qepën vendoseni mbi kallo duke e mbështjelle me një fashë që të qëndrojë e palëvizur teksa flini.

Përsëriteni këtë rregullisht deri sa kalloja do të zbutet mjaftueshëm për tu hequr thjesht.

Aspirina

Pluhurin e 5-6 aspirinave përzijeni me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe pak ujë.

Vendoseni masën e krijuar mbi kallo dhe mbështilleni këmbën me një peshqir të ngrohtë dhe qese plastike.

Pas 10 minutash do të zbuloni se kalloja do të jetë zbutur ndjeshëm./AgroWeb.org