Tetori Rozë  –  Kompania që Ofron Mamografi të Lëvishme në Çdo Zonë të Shqipërisë

593 0

Tetori është muaji i sensibilizmit kundër kacerit të gjirit i cili prek rreth 19 milionë gra në vit sipas OBSH.

Një nga hapat më të rëdësishëm të parandalimit të saj është kontrolli i vazhdueshëm.

Këtë qëllim ka edhe Tetori Rozë, ku në të gjithë botën organizohen fushata sensibilizimi për analizat, njohuritë dhe kontrollet e vazhdueshme që çdo grua mbi 40 vjeç duhet të bëjë të paktën 1 herë në vit.

Me këtë nismë është bashkuar edhe fabrika e prodhimit të automjeteve të shërbimit spitalor, TIMAK.

Kjo fabrikë me qendër në Shqipëri, mbështet programin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ofrimin e mamografisë për të gjithë gratë Shqiptare.

Nën moton “Më mirë të parandalosh se të kurosh”, TIMAK ofron bashkëpunimin e saj me spitale, institucione apo investitorë, për të ngritur një qendër kontrolli për të gjithë gratë që duan të ekzaminohen.

TIMAK ofron ndërtimin e një mjeti modern të përshtatur si mamografi e lëvizshme brenda të gjitha parametrave spitalore, të ndarë në gjashtë seksione.

Në këtë mjet mund të kryhet rregjistrimi i pacientit, ekzaminimi i mamografisë nga një mjek specialist me toknologjinë më të fundit të mamografisë si dhe diagnostikimi.

Mobile Mamografi nga TIMAK mund të ofrojë kuzhinë, ambiente pushimi si dhe lehtësi për pacientët me aftësi ndryshe.

Sa të rëndësishme janë mamografitë e lëvizshme?

Mamografia është një nga analizat e para që duhet të keni parasysh në këtë periudhë.

Mosha e nisjes së këtyre analizave nis zakonisht pas moshës 40 vjeçare dhe kryhet një herë në vit, por jo të gjitha gratë kanë aksesin e duhur për ta marrë këtë shërbim.

Me anë të nismës do të mund të marrin shërbim gra nga shumë zona të shqipërisë, pasi shërbimi do të ofrohet direkt tek to.

Mobile Mamografi, parashikohet të vizitojë të gjithë zonat e vendit duke përfshirë edhe ato më të thellat për ta ofruar këtë shërbim përgjatë gjithë vitit.

Qëllimi i krijimit të kësaj mamografie të lëvizshme për TIMAK, është parandalimi dhe sensibilizimi mbi sëmundjen e kancerit të gjirit.

Sipas përqafësuesve të kompanisë “Mamografia e lëvizshme ka qenë gjithnjë një nga synime kryesore, pasi pjesa më e madhe e punonjësve në këtë kompani janë zonja dhe vajza.”

Me anë të këtij automjeti të ri synohet të arrihet jo vetëm informimi, por edhe kontrolli mjekësor brenda parametrave i të gjithë grave që kanë nevojë për këtë kontroll në vendin tonë.

TIMAK është një nga kompanitë lidër në rajon për prodhimin e automjeteve të shërbimit spitalor si ambulancat apo ato të shërbimit si  të emergjencave si zjarrfisket, automjetet e pastrimit të rrugëve apo ato policore.

Me qendër në Shqipëri TIMAK, shpërndan automjete shërbimi Made in Albania në disa vende të botës./AgroWeb.org