Uji i orizit ka një histori të gjatë në praktikat e bukurisë në të gjithë globin.

Ai është përdorur në Indi, si pjesë tradicionale e ilaçeve për të luftuar ekzemën.

Gjithashtu shfaqet në udhëzuesit e bukurisë së Anglisë Viktoriane, ku u përdor për qetësimin e ekzemës dhe si pjesë e një rutine për të përmirësuar ngjyrën e fytyrës.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion të vlefshëm mbi vlerat e ujit të orizit për flokët

Uji I Orizit Për Flokët

Edhe pse është e vërtetë që shumë kultura historikisht kanë përdorur ujë orizi për rritjen e flokëve, shkenctarët në ditët e sotme ende nuk mund ta thonë këtë me siguri.

Disa studime të hershme që na japin shpresë, veçanërisht për efektet e inositolit (një përbërës i ujit të orizit, që përftohet nga fermentimi i tij), që ka treguar se mbron flokët nga dëmtimi.

Krundet e orizit kanë treguar gjithashtu se ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.

Por e vërteta është se flokët e gjithsecilit janë të ndryshme dhe i përgjigjen përbërësve në mënyrën e vet.

Si të përdorni ujin e orizit për flokë të shëndetshëm

Uji i orizit gjithashtu mund të përdoret për flokë të shëndetshëm dhe mund të aplikohet para larjes me shampo, gjatë larjes me shampo, ose si një trajtim pas larjes. Mjafton ta aplikoni atë mbi të flokët dhe skalpin tuaj.

Nëse dëshironi ta përdorni për rritjen e flokëve, përqendrohuni në masazhimin e tij në lëkurën tuaj të kokës, pasi stimulimi gjithashtu mund të jetë i dobishëm.

Si Të Përgatisni Ujin E Orizit Në Shtëpi

Përbërësit:

1 gotë oriz

1 gotë ujë

Udhëzimet:

Shpëlajeni orizin për të hequr çdo papastërti.

Më pas vendoseni atë në një enë me ujë. Lëreni derisa uji të jetë turbulluar dhe kullojeni suke ruajtur ujin.

Lëreni ujin të qëndrojë në temperaturë dhome për 12 orë për t’u fermentuar, më pas vendoseni në frigorifer./AgroWeb.org