Vaksina e Pfizer/BioNTech lufton Mutacionin e ri të Koronavirusit

159 0

Një studim i fundit tregon se vaksina e Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 mund të mbrojë edhe kundër mutacioneve të reja të coronavirusit të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.

Studimi i ri sugjeron se mutacioni N501Y, i zbuluar në variantet, të cilat kanë përhapur panik kudo në botë, mund të luftohen nga antitrupat e siguruara nga vaksina e Pfizer.

N501Y është një ndryshim i vogël në një pikë të proteinës që vesh virusin, e cila besohet të jetë arsyeja që e bën atë të përhapet më shpejtë.

Pjesa më e madhe e vaksinave që po shpërndahen nëpër botë e trajnojnë trupin për ta njohur këtë pikë të proteinës dhe për ta luftuar atë.

Pfizer së bashku me Universitetin e Teksasit si dhe kompaninë partnere gjermane BioNTech zhvilluan studime në laborator për të provuar nëse mutacioni ndikonte në aftësitë e vaksinës për të luftuar virusin.

Për studimin e kryer ata përdorën mostra gjaku nga 20 persona të cilët kishin marrë vaksinën e Pfizer.

Antitrupat e prodhuar nga këto vaksina mund të luftonin virusin në disa provëza laboratorike.

Megjithatë ky është një studim paraprak dhe ka akoma nevojë për shikime të tjera.

Shkencëtari kryesor në kompaninë e Pfizer, Dr. Philip Dormitzer tha se ishte një zbulim shumë i sigurt bazuar në gjetjet e shkencëtarëve./Euronews