3 Llojet e Sallatës Jeshile – Vlerat e Panjohura të Tyre

3.8k 0

Sallata jeshile u kultivua për herë të parë në Egjipt, dhe më pas në Romën e lashtë. Mbase është e panjohur, por ajo është përdorur rregullisht për të trajtuar çrregullimet e tensionit të gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe sistemin tretës në përgjithësi.

Madje në variantin e saj të tharë falë klorofilit, sallata jeshile përdoret për qetësim, çlirim të rrugëve të frymëmarrjes dhe kundër kontraktimeve muskulare.

Shqipëria është një vend ku rriten të gjitha kultivarët e sallatës jeshile.

Zonat më të njohura për kultivimin e sallatës janë Lushnja dhe Divjaka, por atë mund ta gjeni në çdo zonë në jugperëndim të vendit.

Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org, do të lexoni vlerat e panjohura shëndetësore të sallatës.

Vlerat shëndetësore të sallatës jeshile:

Lufton inflamacionin

Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit që shkaktohet nga biokatalistët dhe disa substanca të njohura si karragenan dhe lipoksigen. Sallata jeshile ndihmon duke i mbajtur këto substanca nën kontroll.

Është hidratuese

Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.

Pastron organizmin

Antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrët  prej tyre.

Ul kolesterolin

Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme.

Përmban antioksidantë

Studime të tjera kanë treguar se antioksidantët që ndodhen tek sallata jeshile luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë shumë dëm tek qelizat e shëndetshme, indet dhe ADN-ja. Këto radikale shkaktojnë mutacion të qelizave duke i transformuar ato në qeliza malinje.

Llojet e tjera të sallatës jeshile

Sallata Ajsberg: Gjethet janë më të gjelbra në pjesën e jashtme dhe të bardha në pjesën e brendshme, si në foton më lart. Gjethet janë krokante, të lëngshme dhe me një shije mesatare. Kjo sallatë është e pasur me kolinë, një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë.

Sallata e gjelbër (Romaine): Gjethet e saj janë të gjata, në ngjyrë të gjelbër  të errët. Shija është më e thellë. Ajo është e pasur me vitaminat C, B2, A dhe B1.

Sallata kokëmadhe (Butterhead): Gjethet e saj janë të mëdha dhe të shtrira, si në foton më lart.. Ato nuk janë të puthitura me kërcellin kryesor. Shija e kësaj sallate është e ëmbël dhe e butë.

Përzgjedhja dhe ruajtja

Kur t’i blini kujdesuni që gjethet e sallatës të jenë të mirëmbajtura dhe jo të qullëta. Ato duhet të kenë ngjyrë të fortë dhe natyrale.

Shmangni gjethet me njolla, vrima, rrudha. Sallata jeshile duhet ruajtur për jo më shumë se një javë që të ruajë vlerat.

Asnjë prej këtyre sallatave nuk duhet ruajtur krah bananeve, mollëve dhe dardhave.

Mbështilleni sallatën me një letër kuzhine ose qese me vakum, për të shmangur dehidratimin e gjetheve.

Përdorimi

• Sallata jeshile mund të gatuhet edhe në avull ose kavërdiset. Mund t’i shtoni lakër të kuqe rradhiqe dhe vaj ulliri mundësisht ekstra të virgjër.
• Të gjitha sallatat përdoren në panine dhe ushqime të shpejta.
• Sallatat mund të përdoren edhe në lëngje të plota. Mund të përdorni fruta si luleshtrydhet apo bananet me gjethet e sallatës së zakonshme jeshile në lënje plot shëndet/AgroWeb.org