Vlerat Shëndetsore të Reçelit Dietik – Arsyet Pse Duhet ta Zgjidhni

723 0

Reçeli është një përbërës klasik i mëngjesit, mund të keni shoqëruar bukën me të, të keni përgatitur një kek, pak kos apo ta keni konsumuar direkt nga kavanozi.

Shpesh aromën e tij mund ta lidhni me fëmijërinë e kujtimet e bukura të përgatitjes në shtëpi.

Problemi i vetëm me reçelin është sasia e madhe e sheqerit që përmban, e kjo bën që shpesh njerëzit të mos e zgjedhin për ta konsumuar.

Zgjidhja perfekte do të ishte një reçel biologjik e dietik të cilin duhet vetëm ta konsumoni.

Firmat e mëdha të prodhimit të ushqimeve kanë menduar për këtë dhe sot ju mund të shijoni një reçel të shëndetshëm në shtëpitë tuaja.

Cilin duhet të zgjidhni?

Mjafton të zgjidhni një frut dhe me siguri në raftet e një dyqani do të gjeni edhe versonin e tij si reçel.

Por jo gjithnjë atë mund ta gjeni dietik, pa sheqerna të shtuar dhe bio.

Diferencat mes një reçeli normal dhe atij dietik janë të shumta dhe me efekt të drejtpërdrejtë në shëndet.

Një reçel bio dhe dietik përbëhet nga më shumë fruta dhe pak sheqer i cili është një përbërës shumë prezent tek reçelët e tjerë.

Kur konsumoni një reçel dietik ju do të konsumoni më shumë fruta dhe do të arrini të ngopeni më shpejt pasi niveli i fibrave që do të merrni është i lartë.

Ndryshe nga një reçel i zakonshëm, ai dietik përmban më shumë antioksidantë dhe vitamina.

Kjo për shkak të sasisë së lartë të frutave e cila i shton shijen dhe vlerat ushqyese.

Ku mund ta gjeni?

Nëse po kërkoni një reçel të vërtetë dietik e të sigurtë, në ju sugjerojmë të bëni një vizitë në Gourmania.

Aty mund të gjeni linjën dietike të reçelërave me manaferrë dhe boronicë me sheqer të reduktuar.

Si dhe mund të provoni shijet e reçelit organik me fik, boronicë të egër, shegë apo mjedër. 

Që do të thotë të prodhuar me fruta dhe përbërës tërësisht të certifikuar si organikë nga BE.

Perfektë për personat që duan të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe të jetojnë shëndetshëm.

Gorumania mbledh të gjitha firmat premium italiane për të pasuruar kuzhinën tuaj me shije dhe vlera./AgroWeb.org