Zbuloni Pse Mjalti Është Antibiotiku Më I Mirë

1.4k 0

Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë.

Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, përdorimi pa kriter i këtyre antibiotikëve do të vështirësojë më shumë kurimin e infeksioneve në të ardhmen.

Bakteret po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, duke vështirësuar shërimin prej sëmundjeve.

Të dhënat shkencore thonë se çdo vit rreth 2 milionë njerëz në botë preken nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve.

Mjalti Lufton Infeksionet  Dhe Mbron Organizmin

Studimet më të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme.

Përbërësit e mjaltit pengojnë bakteret të krijojnë rezistencë dhe i shkatërrojnë ato.

Mjalti është një ushqim me përbërës të larmishëm siç janë polifenolët.

Këta të fundit shterojnë aftësitë shkatërruese të baktereve dhe i detyrojnë ato të dehidratohen dhe të zhduken tërësisht.

Një lugë mjaltë në ditë është shumë i rekomandueshëm.

Polifenolët Ndërhyjnë Në Komunikimin E Brendshëm Të Baktereve 

Imagjinoni një ushtri të mirëfilltë bakteresh të imëta që futen në organizëm.

Në përpilimin e një plani sulmi, bakteret kanë nevojë të komunikojnë me njëri tjetrin për t’u shumuar dhe për të zënë vend.

Mjalti dhe përbërsit e tij e ndërpresin këtë proces dhe pa komunikim të brendshëm, bakteret nuk janë në gjendje të çlirojnë toksinat që shkaktojnë sëmundje.

Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë më rezistente ndaj antibiotikëve.

Antioksidantët Shkatërrojnë Edhe Mykun

Mjalti është efikas edhe kundër virozave dhe mykut.

Këto vlera e bëjnë atë më të fuqishëm edhe ndaj antibiotikëve.

Antioksidantët që përmban mjalti luftojnë virozat dhe mykun që shkaktojnë sëmundje të tjera.

Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve si E.Coli, Stafilokoku e shumë të tjerë.

Në treg gjenden shumë lloje mjalti.

Lexoni këtu disa mënyra si ta dalloni mjaltin e mirë.

Mënyra më e mirë për të gjetur mjaltë të vërtetë, të shijshëm e të pasur është ta merrni atë tek një shitës i besuar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.