nga AgroWeb më 5 Dhjetor, 2019
Amvisat shqiptare jo gjithmonë kanë mundësinë të hapin nga një shishe të re vaji sa herë që gatuajnë. Në shumicën e kohës, vaji me të cilin ato gatuajnë vihet në përdorim edhe në disa herë të tjera. Megjithatë ripërdorimi i të njëjtit vaj për disa herë përbën një rrezik shëndetësor. Ripërdorimi i këtyre vajrave varet […]
nga AgroWeb më 25 Nëntor, 2019
Ruajtja e ekuilibrave të aciditetit dhe alkalinës në trup është thelbësore për shëndetin. Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org ushqimet acidike janë të dëmshme nëse njeriu e tepron me to. Matja e vlerës së pehashit të ushqimeve ose pijeve shërben për të përcaktuar nivelin e aciditetit ose alkalinës. Vlerat e pehashit variojnë nga 0 […]
nga AgroWeb më 25 Nëntor, 2019
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet. Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, AgroWeb.org ju këshillon të shmangni duhet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme. Mungesa E Vëmendjes Tek Ushqimi Mungesa e kohës […]
nga AgroWeb më 20 Nëntor, 2019
Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme. Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit. Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë […]
nga AgroWeb më 18 Nëntor, 2019
Djathi është një ushqim i pasur në vlera dhe i mirë për organizmin nëse konsumohet pa e tepruar. Ai është i pasur me kalçium, një mineral i nevojshëm për kockat. Djathi përmban gjithashtu proteinë e cila i nevojitet organizmit. Djathi nxit dhe përmirëson gjumin por nga ana tjetër për shkak të yndyrës ai mund të […]
nga AgroWeb më 6 Nëntor, 2019
Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vazhdueshëm si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Shëndoshja e kësaj zone ndodh për shumë arsye, por mbipesha është një prej tyre. Shkaktarë të tjerë janë plakja, akumulimi i lëngjeve, gjendra tiroide e të tjerë. Shëndoshja e gushës mund t’ju duket e parëndësishme, por trajtimi […]
nga AgroWeb më 5 Nëntor, 2019
Për disa njerëz, rënia në peshë kalon kufinjtë e fiksimit. Për disa të tjerë, rënia në peshë është objektiv i arritshëm nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe aktiviteti fizik. Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë ëshë i pamasë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie. Megjithatë, të paktë janë […]
nga AgroWeb më 28 Tetor, 2019
Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulare. Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin fizik dhe nevojës për proteina. Një studim i publikuar […]
nga AgroWeb më 23 Tetor, 2019
Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë e kanë shpesh pikënisjen nga vendi ynë i preferuar, kuzhina. Sado që të përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm, procesi i gatimit dhe mënyra e përpunimit të ushqimit në kuzhinë është tejet i rëndësishëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për gabimet që jeni dukë bërë në kuzhinë, të […]
nga AgroWeb më 17 Shtator, 2019
Harroni sallatat dietike, mishin pa dhjamë apo çajin jeshil. Mesa duket çelësi i suksesit në misionin e të rënit në peshë qëndron tek një grusht me arra. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me arra dhe vaj ulliri është shumë i mirë për uljen e kolesterolit dhe […]
nga AgroWeb më 6 Gusht, 2019
Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësishme sepse mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve. Mëlçia është gjithashtu nga të […]
nga AgroWeb më 8 Korrik, 2019
Manaferrat janë ndër frutat më të mira që mund të gjejmë tani në treg. Kur kanë ngjyrë të errët kjo tregon se manaferrat kanë më shumë antioksidantë të cilat na ndihmojnë për të mposhtur plakjen, kancerin dhe sëmundje të tjera. Ky frut i egër është i pasur me vitamina A, E, K dhe B, fibër, […]
nga AgroWeb më 4 Korrik, 2019
Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për […]
nga AgroWeb më 11 Qershor, 2019
Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore. Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh. Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e […]
nga AgroWeb më 2 Maj, 2019
Stresi shkakton një kaos të vërtetë në organizëm dhe ndikon në funksionin e të gjitha organeve. Në shumë raste, stresi nxit ushqyerjen e tepruar e pa fre, pavarësisht mungesës së urisë. Kjo nënkupton se në situata stresuese, janë emocionet ato që diktojnë kohën kur njeriu duhet të ushqejë dhe sasinë e ushqimeve të konsumuara. Çfarë […]
nga AgroWeb më 10 Prill, 2019
Vezët janë një ushqim me nivel të ulët karbohidrates dhe indeks të ulët glicemie. Kjo i bën ato një burim shumë të mirë proteine për diabetikët. Çfarë Është Niveli i Glicemisë? Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa ushqime që arrijnë të rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejt. Kjo ndodh sepse karbohidratet arrijnë […]
nga AgroWeb më 5 Prill, 2019
Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se përmbajtja e lëndës së bardhë në trurin e një personi me moshë mesatare mbipeshë është e ngjashme me atë të një moshuari. Thënë troç, mbipesha ka shumë efekt në trurin e një personi. Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të […]
nga AgroWeb më 4 Prill, 2019
Gjalpi i bërë në shtëpi është pa asnjë dyshim alternativa më e mirë dhe më e shijshme se çdo lloj gjalpi tjetër. Një masë e butë, thuajse e mëndafshtë, bardhoshe e shkrifët dhe e shijshme të bën të harrosh çdo ushqim tjetër. Nëse nuk e keni provuar atëherë koha është tani. Më poshtë do të […]
nga AgroWeb më 1 Prill, 2019
Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike. Shëndoshja e trupit vjen me shpërndarjen proporcionale ose jo të dhjamit. Ka njerëz që kur shëndoshen, ndryshojnë në çdo zonë të trupit dhe ka të tjerë që vënë dhjamë vetëm në një zonë të caktuar të […]
nga AgroWeb më 12 Mars, 2019
Problemet me shëndetin, siç janë kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut apo diabeti i tipit dy janë tipiket për këtë grupmoshë. Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë pak yndyrë, ose me nivel të ulët glicemie është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar këto probleme, sugjerojnë ekspertët e AgroWeb.org. […]