Xhenxhefil dhe Kanellë – Për Shëndet të Fortë dhe Trup në Formë

2.1k 0

Çdo përbërës i kuzhinës siç janë frutat, erëzat, perimet dhe barishtet është aleati ynë për të forcuar organizmin dhe për të qenë në formë.

Dy erëza në veçanti konsiderohen të plotfuqishme për t’i dhuruar fuqi organizmit tuaj dhe për t’ju furnizuar me energji.

Kur bashkohen në një, xhenxhefili dhe kanella krijojnë diçka me të vërtetë magjike.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat e unifikuara të tyre në ndihmë të largimit të plogështisë dhe gjallërimin e organizmit.

Vlerat e Provuara Të Kanellës.

Shumë prej qytetërimeve të lashta të kësaj bote i kanë thurur lavde kanellës, duke e cilësuar atë si Mbretëreshën e Erëzave.

Kanella është përdorur për shëndetin e njeriut që 3000 vjet më parë.

Kjo erëz aromatike është shumë e mirë për të luftuar mbipeshën.

Ajo ul përqendrimin e glukozës në gjak dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë se sa herë që konsumoni karbohidrate ose sheqerna të thjeshtë, kanella shmang rritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak.

Metabolizimi i sheqerit në dhjamë ngadalësohet, bashkë me ritmin e shtimit në peshë.

Kanella është aq e fuqishme, sa mjafton përtypja e saj për të përmirësuar përqendrimin, vëmendjen, kujtesën dhe funksionet e trurit.

Kanella ul rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë dhe të mëlçisë.

Vlerat e Provuara Të Xhenxhefilit

Xhenxhefili është përdorur në mjekësinë popullore që 2000 vjet më parë.

Ai është i famshëm falë përbërëve terapeutikë dhe antioksidantëve.

Xhenxhefili është i rekomandueshëm kundër inflamacionit, të vjellave, të përzierave e të tjerë.

Ai përmirëson metabolizmin dhe rrjedhimisht shmang akumulimin e yndyrës në organizëm.

Pija Më e Mirë Për Të Humbur Në Ppeshë.

Kombinimi i xhenxhefilit dhe kanellës në një pije terapeutike, jo vetëm që rregullon nivelin e sheqerit në gjak por edhe përshpejton metabolizmin.

Kjo pije, përmirëson qarkullimin, ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë, pastron sistemin tretës nga bakteret dhe përmirëson shëndetin dentar.

Si Të Përgatisni Pijen Me Kanellë dhe Xhenxhefil

Përbërësit:

1 shkop kanelle

2 lugë çaji me xhenxhefil të grirë hollë

Përgatitja:

Grijeni xhenxhefilin në rende, njësoj siç do të bënit me karrotën.

Mbushni dy lugë me xhenxhefil trë grirë dhe bashkë me kanellën vendosini në një çajnik me ujë të valuar.

Lërini të qëndrojnë së bashku për 10-15 minuta.

Kullojeni çajin dhe më pas sapo të jetë ftohur mjaftueshëm pijeni.

Për një shije më të ëmbël përdorni mjaltë dhe jo sheqer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.